https://etc-ks.com/magazina.php https://etc-ks.com/magazina.php https://etc-ks.com/magazina.php

Vazhdon rrëshqitja e dheut tek Liqeni i Badocit

Rrëshqitja e dheut  nuk ndalet në magjistralen Prishtinë- Gjilan në dalje të fshatit Kizhnicë, ku njëra korsi është e bllokuar përsëri, raporton Gazeta Sinjali.

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar telashe edhe në magjistralen Prishtinë-Gjilan, gjegjësisht në dalje të fshatit Kizhnicë, raporton Gazeta Sinjali.

ADVERTISEMENT

Si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe bllokimit të njërës korsi të enjten ka ndodhur edhe një aksidente trafiku, ku dhe rruga ishte bllokuar për një kohë.

Gazeta Sinjali ka kërkuar sqarime nga Policia, por nuk ka marr përgjigje rreth aksidentit si shkak i rrëshqitjes së dheut.

Sinjali edhe më parë ka raportuar sesi dheu i hedhur në kodrinën afër Liqenit të Badocit, si shkak i reshjeve të shiut ka rrëshqitur në rrugë, duke mbuluar njërën pjesë të rrugës dhe duke shkaktuar probleme tek ngasësit e mjeteve.

Kalimtarët tregojnë se ka kohë që aty hedhet dheu dhe sa herë ka të reshura dheu rrëshqet në rrugë, por kësaj here kishte shembje më të madhe duke mbuluar  njërën korsi të rrugës.

Poste të ngjashme

Lajmi i fundit