https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vazhdon testimi i qarkores njëkahëshe për automjetet në Prishtinë

Vazhdon testimi i qarkores njëkahëshe për automjetet në Prishtinë

Komuna e Prishtinës kishte njoftuar se nga e premtja deri të dielën e 30 tetorit, do të vazhdojë testimi i radhës,  i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

I gjithë ky proces kishte shkaktuar tollovi në kryeqytet, ditën e premte. Pasi, kolona të gjata janë shkaktuar në rrugët e Prishtinës, sidomos në pjesën te Mensa e Studentëve dhe atë prapa Komunës së Prishtinës.

Qytetarët ishin të revoltuar nga pritjet dhe kolonat e gjata, por këto kolonat i provoi edhe vetë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka thënë se testimi i qarkores njëkahëshe ka qenë i nevojshëm për t’i kuptuar problemet e komunikacionit në kryeqytet.

“Kemi bërë dhe teste të mëparshme gjatë vikendit për ta testuar qendrën. Propozimet, të cilat, kanë ardhur si pjesë e testimeve për mobiliet, si pjesë e planit për testimin e mobilitetit ku e kemi bërë testimin të shtunën, të dielën, faktikisht kemi bërë për dy javë, ku para se të merret vendimi duhet që të testohet edhe gjatë javës”, ka theksuar Rama.

Po ashtu, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, në emisionin “Magazina”, për Radio Dukagjini, ka deklaruar se pas testimit të qarkores njëkahëshe për automjetet, do të bëhen analiza me ekspertë të urbanizmit, gjersa ka shtuar se “gjatë muajit nëntor besoj do të dalim me rezultate finale”.

“Nuk mundem që nga tani të parashikoj vendimin final, pas analizave me ekspertë të urbanizmit do të dalim me rezultate dhe besoj gjatë muajit nëntor dalim me vendim final për këtë çështje”, ka deklaruar ai.

Një vozitës i autobusit, për RTV Dukagjinin kishte treguar se ishte i mllefosur, ngase dy drejtime të udhëtimeve i kanë humbur shkaku i testimit që ka bërë të premten Komuna e Prishtinës të qarkores njëkahëshe.

Por, pas kësaj tollovie, qetësia qëndron nga sheshi i Prishtinës deri te Katedralja “Nëna Terezë”, që gjithashtu po planifikohet të shndërrohet në hapësirë vetëm për këmbësorë.

Ky testim, sipas Komunës së Prishtinës, është duke ndodhur në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:

– Rruga “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së komunës.

– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore.

– Rruga “Ukshin Hoti”.

– Rruga “Robert Dolli”.

Ndërkaq, bëhet e ditur se rruga “George Bush” deri te semaforët pranë Katedrales dhe rruga “Garibardi” deri te semaforët pranë rrugës ”Dritan Hoxha” do të jenë të mbyllura për automjete, me përjashtim të transportit publik, i cili do të qarkullojë në këtë pjesë me shpejtësi minimale të lëvizjes.

Poste të ngjashme

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

16/01/2026, 17:23

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike...

MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

16/01/2026, 17:17

  Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim për tërheqjen e 16 licencave të mësimdhënësve. Ministrja në...

Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm

Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm

16/01/2026, 17:06

Inspektorati Policor i Kosovës ka dalë me njoftim për hetimin dhe verifikimin e pretendimeve për keqtrajtim nga zyrtarët policorë në...

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij

16/01/2026, 8:37

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Hafiz Ismajl Haki” në Prizren. Sipas policisë,...

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Digjet një shtëpi në Vushtrri, vdes një 80-vjeçare

16/01/2026, 8:14

Një shtëpi në fshatin Gracë të Vushtrrisë është djegur, ku si pasojë ka vdekur një 80-vjeçare, shkruan Reporteri.net. Rastin e...

Lajmi i fundit

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

16/01/2026, 17:23
MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

16/01/2026, 17:17
Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm

Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm

16/01/2026, 17:06
E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij

16/01/2026, 8:37
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv