Një person gjatë ditës së sotme është gjetur pa shenja jete brenda objektit të shurdhmemecëve në Mitrovicë.
Por, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Gazeta10 ka dhënë detaje të reja duke treguar se kanë filluar hetimet për dyshimet se viktima 65-vjeçar me iniciale N.G është vrarë.
“Vrasje Sot, rreth orës 14:35, është raportuar se brenda objektit të Shoqatës së të Shurdhërve në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima N. G., 65 vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, me urdhër të prokurorit hetimet për rastin kanë nisur në drejtim të veprës penale vrasje. Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.”, ka thënë Zahiti për Gazeta10.
Tutje, Zahiti ka thënë se rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e ”veprës penale vrasje.”.







