https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vdekja e mërgimtarit në Valbonë, kërkim-shpëtimi i Kosovës thotë se Shqipëria s’ofroi helikopter

Vdekja e mërgimtarit në Valbonë, kërkim-shpëtimi i Kosovës thotë se Shqipëria s’ofroi helikopter

Mërgimtari me inicialet L.A. nga Podujeva të premten humbi jetën tragjikisht në Luginën e Valbonës në Shqipëri, në zonën e njohur si “Maja e Thatë”.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës e ka bërë me faj shtetin shqiptar, meqë pretendojnë se s’iu është ofruar helikopter.

“Me datën 26.07.2024 rreth orës 17:00 ShKShMK ka pranuar thirrje urgjente për ndihmë nga bjeshkatarët me shtetësi Kosovare, të cilët ishin duke e zhvilluar aktivitetin e tyre në “Majën e Thatë” në luginën e Valbonës”, thuhet fillimisht në reagimin e ShKSHMK-së.

“Udhëheqësi i ekipit ka arritur të afrohet te personi i aksidentuar dhe i ka dhënë ndihmën e parë, por që ka rezultuar pa sukses”, thotë ShKShMK.

“Ky operacion ka filluar me kordinim të plotë me institucionet e shtetit Shqiptar Policinë e shtetit dhe stacionin e ShKShMAL në Valbonë. Fillimisht është identifikuar natyra e aksidentit dhe lokacioni në bazë të koordinatave të dërguara nga vendaksidenti”, njofton ky shërbim.

ADVERTISEMENT

ShKShMK shton se “pa humbur kohë është kërkuar nga institucionet mbështetje nga ajri me helikopter”, por që përgjigja sipas tyre “ka qenë negative për arsye teknike”.

“Shpëtuesit tanë së bashku me policë kujdestar dhe Ekipin e Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor i Shqipërisë nga Valbona janë nisur në drejtim të vendaksidentit. Duke e patur parasysh konfiguracionin e terrenit dhe mungesën e mbështetjes ajrore, evakuimi i bjeshkatarëve të ngujuar në faqen shkëmbore të majës së Thatë ka zgjatur gjatë tërë natës”, thuhet në njoftim.

“Kurse skuadra e dytë ka lëvizur në drejtim të viktimës duke e përgatitur evakuimin e tij, në mënyrë teknike deri te pozita ku pretendohej që do të ateronte helikopteri i premtuar”, thotë tutje ShKShMK-së.

Edhe pas “shumë thirrjeve dhe komunikimeve maratonike”, vijon njoftimi, “nuk është siguruar asnjë helikopter shtetëror që do të transportonte pajisje shtesë dhe shpëtues për realizimin e operacionit” dhe se “nga komunikimet zyrtare vazhdimisht kishte justifikime të natyrave të ndryshme”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“E gjithë vonesa e evakuimit të viktimës ishte shkaku i premtimeve boshe, jo sikur është raportuar mos qasja te viktima, shpëtuesit kanë arritur te viktime në kohë rekorde”, thotë ky shërbim, duke e hedhur poshtë deklarimin e Policisë së Shqipërisë për rastin.

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

Duke u bazuar në situatën e ndërlikuar me shumë pa qartësi dhe pengesa burokratike, ka lind nevoja që të kontaktohet kompania private VIVA Helicopters të cilët në kohë rekorde dhe shumë profesionale kanë realizuar transportimin e shpëtuesve së bashku me pajisje dhe më në fund edhe evakuimin e viktimës deri në luginën e Valbonës, ku edhe pritnin autoritet relevante”, thuhet në njoftim.

Gjatë operacionit 26 orësh, ShKShMK thotë se ishin “në kontakt të drejtpërdrejtë me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri Z. Skender Durmishi, i cili në vazhdimësi ka mbajtur kontakt dhe është mobilizuar për ndërlidhje diplomatike dhe ofruar mbështetje morale e institucionale për operacionin që zhvillohej”.

“Ftojmë institucionet e shtetit Shqiptar që në raste të tilla të jenë më të koordinuar dhe efikas,që operacionet e tilla të zhvillohen me pak komplikime dhe efikasitet”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/

Post Views: 435

Poste të ngjashme

Menaxheri i pompës sulmon punëtorin pasi doli minus

Çmimi i naftës në Kosovë, deri në 23 centë më i lartë sesa ai i importit

24/06/2025, 19:23

Në ditën kur nisi lufta Izrael-Iran, çmimi mesatar i importit për litër nafte ishte 49 centë, pa taksa, apo rreth...

Policia e Kosovës pranon pesë automjete speciale nga partnerët ndërkombëtarë

Policia e Kosovës pranon pesë automjete speciale nga partnerët ndërkombëtarë

24/06/2025, 15:17

Në një ceremoni zyrtare të mbajtur në ambientet e Kampit Vrella, Policia e Kosovës realizoi dorëzimin dhe pranimin e pesë...

Bajrami kritikon ashpër Qeverinë: Katër vite qeverisje, 12 miliardë euro të shpenzuara, zero rezultate

Bajrami: Qeveria Kurti bleu rrymën nga EFT e Vuk Hamoviqit dhe NOA, Prokuroria Speciale të hetojë

24/06/2025, 11:15

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas hulumtimit të Buletinit Ekonomik, që nxjerr në pah sabotazhin e tregtarëve të...

Sokol Haliti – Emri i punës e i fjalës, drejt mandatit të katërt për Vitinë

Sokol Haliti – Emri i punës e i fjalës, drejt mandatit të katërt për Vitinë

23/06/2025, 22:01

Sokol Haliti hyn fuqishëm në garë për mandatin e katërt – Dega e LDK-së në Viti shpall mbështetjen pa rezervë...

“Kerkush s’na pyet qysh punohet po pse nuk ka rrymë”, Llumnica nga Sindikata e KEK: Nuk paguhet rrezikshmëria

“Kerkush s’na pyet qysh punohet po pse nuk ka rrymë”, Llumnica nga Sindikata e KEK: Nuk paguhet rrezikshmëria

23/06/2025, 21:41

  “Kerkush s’na pyet qysh punohet po pse nuk ka rrymë”, Llumnica nga Sindikata e KEK: Nuk paguhet rrezikshmëria Nexhat...

Lajmi i fundit

Menaxheri i pompës sulmon punëtorin pasi doli minus

Çmimi i naftës në Kosovë, deri në 23 centë më i lartë sesa ai i importit

24/06/2025, 19:23
Policia e Kosovës pranon pesë automjete speciale nga partnerët ndërkombëtarë

Policia e Kosovës pranon pesë automjete speciale nga partnerët ndërkombëtarë

24/06/2025, 15:17
Bajrami kritikon ashpër Qeverinë: Katër vite qeverisje, 12 miliardë euro të shpenzuara, zero rezultate

Bajrami: Qeveria Kurti bleu rrymën nga EFT e Vuk Hamoviqit dhe NOA, Prokuroria Speciale të hetojë

24/06/2025, 11:15
Sokol Haliti – Emri i punës e i fjalës, drejt mandatit të katërt për Vitinë

Sokol Haliti – Emri i punës e i fjalës, drejt mandatit të katërt për Vitinë

23/06/2025, 22:01
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv