Një person ka vdekur në Gjakovë, në rrethana akoma të paqarta për policinë dhe prokurorinë e shtetit.
Nga policia bëhet e ditur se një person është dërguar nga familjarët pa shenja jete, në spitalin e Gjakovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Mihaj Gremena, Gjakovë 03.01.2024 – 10:30. Raportohet se nga familjarët (nga prindi i viktimës) është dërguar në spitalin e Gjakovës viktima mashkull kosovar pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin policor.







