Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në rrugën “Brigada” në Pejë.
Sipas policisë së Kosovës, një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe gjithashtu ka konstatuar se nuk janë vërejtur shenja të dhunës.
Në afërsi të viktimës është gjetur një revole me një fishek.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore