Viktima nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet dhe për pasojë ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar te familjarët për ceremoni varrimi.
“Suharekë. 10.12.2023 – 10:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte rrëzuar nga një pemë në lartësi prej 2-3 metra dhe si pasojë ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni varrimi”, thuhet në njoftim./Blic







