Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se pas një sëmundje të rëndë ka vdekur nënoficeri i FSK-së, Rreshter i Klasit të Parë, Arsim Vishesella.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në emër të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë pjesëtarëve të FSK-së.
“Homazhet nga njësitë e FSK-së, do të mbahen në Kazermën “Skënderbeu ” në Ferizaj, me datë 04.10.2024 nga ora 10:00-11:00, ndërsa ceremonia e varrimi do të bëhet nga ora 14:00 në varrezat e veteranëve në Komunën e Shtimes”, thuhet në njoftim.