Një këmbësor ka humbur jetën sot rreth orës 20:30, pas një aksidenti trafiku në Bresje të Fushë Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Në aksident ishte i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori (mashkull) ka humbur jetën, dhe vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.
Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.







