https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Veliu për vendimin e ri për targat: Kur ShBA janë të zhgënjyer, nuk ka koment aty

Veliu për vendimin e ri për targat: Kur ShBA janë të zhgënjyer, nuk ka koment aty

Dje kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka shtyrë afatin për targat deri me muajin prill, por ky vendim i tij nuk u prit mirë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shteti mik i Kosovës u shpreh i zhgënjyer me vendimin e Qeverisë Kurti për mos zbatimin e kërkesës së tyre rreth afatit për targa, shkruan Periskopi.

Me këtë vendim të shefit të Qeverisë nuk po pajtohet as ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në një prononcim për Periskopin, Veliu e vlerësoi si një gabim tjetër të Qeverisë e të pakoordinuar me ndërkombëtarët.

“Vendime të pakoordinuar, me gabime dhe lëshime. As nuk kam ndier vendim për zbatim të një vendimi ashtu si duhet, gabimi tjetër që nuk është koordinuar me faktorin ndërkombëtarë, me miqtë tanë ShBA. Vendim jo i mirë për Kosovën”, tha Veliu

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Kur ata (ShBA) thonë që janë të zhgënjyer aty nuk ka koment”, përfundoi Veliu.

Zhgënjimi i ShBA-ve me Qeverinë Kurti

Pas vendimit të Kurtit për targat, DASh ka dalur me një komunikatë, ku treguan zhgënjimin e tyre me Qeverinë Kurti.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krahas partnerëve tanë ndërkombëtarë, i kërkojnë qeverisë së Kosovës që të zgjasë periudhën e zbatimit të vendimit për targat. Kosova ka të drejtë të zbatojë regjimin e targave sipas Marrëveshjes së Brukselit, por zgjatja e afatit është në interes të përparimit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat për ta bërë këtë nga partnerët e saj ndërkombëtarë. Kosova dhe Serbia duhet të punojnë urgjentisht dhe në mënyrë fleksibël për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për marrëdhëniet e normalizuara, me në qendër njohjen reciproke”, thuhet në reagim.

Çka përmban vendimi i ri i Kurtit për targat?

Dje kryeministri Kurti në mbledhjen e  mbajtur të Qeverisë njoftoi për vendimin e ri rreth afatit për targat, vendim ky i shoqëruar me disa masa shtesë.

Lexo edhe: Vendimi i ri për targat nga Kurti: Nga zhgënjimi i amerikanëve e deri te reagimet e shumta

ADVERTISEMENT

Plani i ri i prezantuar nga Qeveria parasheh që pas datë 21 prill të mos lejohen asnjë targë tjetër që nuk janë RKS.

“Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë./Iliriana Xhyalni-Periskopi

Poste të ngjashme

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të...

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol...

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë që të nis mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për numërimin e...

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24

  Valbona Ibishi-Azemi emërohet Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, e ka emëruar Valbona Ibishi – Azemin drejtoreshë në Drejtorinë për...

Pas konferncës për media të Hysenit të LDK-së, reagon LVV-ja në Podujevë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

02/02/2026, 21:37

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të prishë koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në Komunën e Mitrovicës së...

Lajmi i fundit

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44
E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34
Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29
Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv