https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi…

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi…
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka kritikuar qasjen ndaj 6 deputetëve të Lidhjes, që publikisht deklaruan se nuk kanë votë për kandidaturën presidenciale të Bekim Sejdiut.

Sipas Veliut, rrëfimi i treshës së LDK-së bën të duket sikur konsensusi ka nisur shumë më herët, transmeton IndeksOnline.

“Ai që dikur ishte “i dobishëm” për një palë, sot na paraqitet si “i pranueshëm” për të gjithë. Në politikën tonë kosovare, me sa duket, edhe borxhet politike paguhen me poste shtetërore” ka shkruar Veliu.

Ai rekomandon që, në vend se të fajësohen 6 deputetët e LDK-së, duhet pyetur sëe përse thanë “jo”.

“Në krejt këtë histori interesash të treshes, Abdixhiku duhet t’i ndalë sulmet ndaj gjashtë deputetëve.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ata nuk janë problemi. Problemi është lidershipi yt që nuk pranon kundërshtim dhe kërkon vetëm bindje” shkroi Veliu.

Ky është postimi i plotë i tij:

Kandidat “konsensual”

Kështu po quhet tani Bekim Sejdiu, si të ishte zbuluar papritur në tryezën e përbashkët të Kurtit, Abdixhikut e Vjosa Osmanit.

Por, sipas rrëfimit të tyre (treshes), duket se konsensusi ka nisur shumë më herët… Madje qysh atëherë kur vendimet e tij (Sejdiut) në Gjykatën Kushtetuese i leverdisnin politikisht VV-së dhe i kushtonin LDK-së.

Sot po mundohen ta shesin si zgjidhje konsensuale për President.

E dje, sipas kësaj logjike, paska qenë investim politik.

Çfarë rastësie e bukur.

Ai që dikur ishte “i dobishëm” për një palë, sot na paraqitet si “i pranueshëm” për të gjithë.

Në politikën tonë kosovare, me sa duket, edhe borxhet politike paguhen me poste shtetërore.

Kësaj radhe hiq më pak se me post Presidenti!

Në krejt këtë histori interesash të treshes, Abdixhiku duhet t’i ndalë sulmet ndaj gjashtë deputetëve.

Ata nuk janë problemi. Problemi është lidershipi yt që nuk pranon kundërshtim dhe kërkon vetëm bindje.

Nëse gjashtë deputetë thanë “JO”, ti duhet ta pyesësh veten PSE, para se t’i fajësosh.

LDK-ja nuk është pronë e askujt. As demokracia nuk është urdhër.

Poste të ngjashme

Zbulohet vendi ku Jozi po fshihej nga Policia

Zbulohet vendi ku Jozi po fshihej nga Policia

05/09/2026, 16:54

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi për dhunimin e 26-vjeçarit Eduard Kuçi, ngjarje për të cilën policia...

Aksident në Bllacë, njëra prej veturave me tabela të Kosovës

Aksident në Bllacë, njëra prej veturave me tabela të Kosovës

05/09/2026, 16:22

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00 në afërsi të pikës kufitare në Bllacë. Në këtë aksident janë përfshirë...

Mësimdhënësit mbajnë evidencën në fletë, një javë pa ditarë në shkolla

Mësimdhënësit mbajnë evidencën në fletë, një javë pa ditarë në shkolla

05/09/2026, 15:51

Një javë pas nisjes së vitit të ri shkollor 2026/2027, në shkollat e Kosovës, ende nuk kanë arritur ditarët e...

Ministrja Pacolli: Më gëzoi lajmi nga Gjykata, shtetit po i mbrohen 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike!

Ministrja Pacolli: Më gëzoi lajmi nga Gjykata, shtetit po i mbrohen 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike!

05/09/2026, 15:16

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se ka fituar një betejë të radhës gjyqësore ndaj cenuesve të pronave të tij. Siç...

Sinjal për zgjedhjet e radhës? KQZ nënshkruan kontratë për sigurimin e QNR-së dhe objekteve të saj

Sinjal për zgjedhjet e radhës? KQZ nënshkruan kontratë për sigurimin e QNR-së dhe objekteve të saj

04/09/2026, 21:53

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nënshkruar kontratë për sigurimin fizik të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR) dhe objekteve...

Lajmi i fundit

Zbulohet vendi ku Jozi po fshihej nga Policia

Zbulohet vendi ku Jozi po fshihej nga Policia

05/09/2026, 16:54
Aksident në Bllacë, njëra prej veturave me tabela të Kosovës

Aksident në Bllacë, njëra prej veturave me tabela të Kosovës

05/09/2026, 16:22
Mësimdhënësit mbajnë evidencën në fletë, një javë pa ditarë në shkolla

Mësimdhënësit mbajnë evidencën në fletë, një javë pa ditarë në shkolla

05/09/2026, 15:51
Ministrja Pacolli: Më gëzoi lajmi nga Gjykata, shtetit po i mbrohen 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike!

Ministrja Pacolli: Më gëzoi lajmi nga Gjykata, shtetit po i mbrohen 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike!

05/09/2026, 15:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv