Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e nenit 5 të Ligjit për Tatimin në Pronë që parasheh faljen e 100 eurove. Basha këtë vendim të Kushtetueses e vlerëson si masë absurde dhe jo të drejtë.
“Ligji vetëm e ofron si mundësi që Kuvendet Komunale me ia mundëson qytetarëve faljen e tatimit në pronë, por në asnjë moment nuk e cenon pavarësinë e pushtetit lokal! Prandaj masa është absurde dhe çfarëdo vonese e këtij ligji është e padrejtë”, ka shkruar Basha në Facebook.