Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos”, sot në Pejë është vendosur gurëthemeli i kompleksit sportiv “Qendra Nacionale e Xhudos”, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejmë të sportit në vend.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë krerë institucionalë dhe figura të njohura të sportit. Fjalë rasti mbajtën Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Federata e Xhudos e Kosovës, Agron Kuka, si dhe kryemjeshtri i xhudos, Driton Kuka, shkruan IndeksOnline.







