Vendoset gurthemeli për ndërtimin e shkollës së re fillore në Shajkoc
Me ceremoni solemne në 25 vjetorin e çlirimit të Podujevës, vendosëm gurin themeltar edhe për një projekt tjetër madhor, atë të ndërtimit të Shkollës Fillore “Hasan Ramadani” në fshatin Shajkoc.
Me një hapësirë prej 1700 m2, 10 klasë mësimi, laboratore të lëndëve ekzakte e hapësira të tjera po ndërtohet një objekt modern që i plotëson nevojat për mësimdhënie e mësimnxënie. Projekti është dyvjeçar, kurse vlera e realizimit të tij është afër 600 mijë euro.
E gëzofshin fëmijët e kësaj shkolle, stafi arsimor dhe gjithë komuniteti i Shajkocit!







