https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vendosja e orëve mbi tryezën e dialogut në Bruksel – flasin njohësit e protokollit

Vendosja e orëve mbi tryezën e dialogut në Bruksel – flasin njohësit e protokollit
ADVERTISEMENT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Bruksel ku ka zhvilluar takime me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të dërguarin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Pas takimeve veç e veç që zhvilluan liderët e dy shteteve nga Ballkani Perëndimor me përfaqësuesit e BE-së, të katër ata kanë mbajtur edhe një takim të përbashkët, ku Kurti shihej i buzëqeshur, ndërsa Vuçiq i zymtë.

Më e pazakonshmja e këtij takimi ishte çasti kur gjatë takimit bilateral me Kurtin, Borrell edhe pse e kishte të vendosur në dorën e tij një orë, ai i nxori edhe dy tjera nga xhepat e tij dhe i vendosi mbi tryezë.Çasti kur Borrell vendosë dy ora dore mbi tryezë

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

Klan Kosova i ka kontaktuar dy njohës të protokollit për t’i pyetur se si i kanë parë këto zhvillime në Bruksel.

Sipas ekspertit të protokollit, Tomorr Avdiajt, vendosja e orëve mbi tavolinë ishte mesazh i Borrellit drejtuar Kurtit se koha po skadon.Tomorr Avdia – ekspert i protokollit

”Takimi i sotëm në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, nën presionin e një kohe të limituar nga negociatori Borrell i cili kishte mbushur xhepat me kronometra orësh që ia bënte të qartë kryeministrit Kurti se koha po skadon”.

”Edhe në bisedën në hollin e korridoreve të selisë së BE-së, Borrell dukej shumë i tensionuar, kurse Kurti në imazh dhe në pamje të gjuhës së trupit dukej i qetë dhe shkëmbente fjalë me nuancë që ishte larg kompleksimit që zakonisht i marrin me vete zyrtarët shtetërorë para takimeve të tilla”.

Tutje, Avdia e ka parë sjelljen e Kurtit në këto takime si të matur dhe pozitive, ndërsa atë të Vuçiqit si të tensionuar.

”Kurse formati i takimit me treshen Borrell, Kurti dhe Vuçiq, ajo çfarë dukej qartë ishte se kryeministri Kurti shpaloste qetësi, siguri, maturi me buzëqeshjen që e ‘mbyste’ pamjen e Vuçiqit, i cili dukej jo vetëm i tensionuar, por edhe shumë i humbur që të linte të kuptonte se në çdo moment do të largohej nga dritaret dhe jo nga dera. E gjithë kjo duhet të shikohet në letër se kush do të jetë fituesi, Kurti apo Vuçiq dhe Borrell?”.

Edhe njohësi tjetër i protokollit, Haki Merovci, takimet në Bruksel nuk i ka cilësuar si profesionale duke thënë se nuk ka pasur protokoll të mirëfilltë.Haki Merovci – njohës i çështjeve të protokollit

”Buzëqeshja e kryeministrit Kurti është pasqyre e nivelit të kulturës-etikës në protokollin zyrtar. Pamja e zymtë e Borrellit më së paku ka të bëjë me etikë. Gjuha e trupit si disiplinë e protokollit flet shumë. Andaj vetëm Borrelli e di se çfarë mesazhi do të japë me ‘qehre’ të tillë. Kjo në protokoll është fenomen i rrallë dhe si i tillë është ‘incognito’”.

Sa i përket vendosjes së orëve mbi tavolinë, Merovci po ashtu ka thënë se ka qenë një mesazh i kryediplomatit të BE-së drejtuar shefit të ekzekutivit të Kosovës i llojit ‘merre ose lëre’.

”Edhe te vendosja e orëve mbi tavolinë, këtë gjuhë të trupit/ komunikimit jo verbal të Borrellit, unë e shoh si mesazh ‘mjegullie’ vetëm ai e din se çfarë donte të thoshte me këtë gjest fizik ‘merre ose lëre’?”.

”Në këtë takim më se paku ka pasur protokoll të mirëfilltë. Për më tepër, nuk është hera e parë e moskoordinimit të protokollit të BE-së me protokollet respektive të ambasadave të Kosovës dhe Serbisë. Duhet patjetër të ketë një agjendë me detaje relevante përkitazi me protokollin diplomatik – respektivisht me dizajnimin funksional të takimit”.

Pas takimeve, Borrell ka mbajtur një konferencë për media, ku ka theksuar se e ka bërë një propozim në mënyrë që të anashkalohet përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës, por sipas tij, të njëjtin propozim e ka refuzuar Kurti.Ai ka thënë se palët – posaçërisht Kosova – kanë treguar mungesë respekti në dialog dhe se për këtë sjellje do t’i njoftojë vendet anëtarë të BE-së.

Tutje ai ka vazhduar t’i bëjë thirrje Kosovës që menjëherë t’i suspendojë fazat e mëtejshme që kanë të bëjnë me ri-regjistrimet e veturave në veri të Kosovës si dhe nga Serbia ta suspendojë lëshimin e licencave që kanë të bëjnë me Kosovën, duke përfshirë edhe ato KM.

Për t’u informuar më shumë rreth takimeve në Bruksel, klikoni në videon e mëposhtme.

Post Views: 306

Poste të ngjashme

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të QKMF-së në Shtime, investim prej 2.4 milionë euro

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të QKMF-së në Shtime, investim prej 2.4 milionë euro

16/06/2025, 12:39

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Kryetari i Komunës së...

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

E rëndë për familjen Fazliu, 54-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij

16/06/2025, 12:23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicë. Në një banesë afër Tunelit të Parë, është gjetur pa shenja...

370 raketa u lëshuan nga Irani drejt Izraelit që nga e premtja, thotë zyra e Kryeministrit izraelit

370 raketa u lëshuan nga Irani drejt Izraelit që nga e premtja, thotë zyra e Kryeministrit izraelit

16/06/2025, 12:21

Irani ka lëshuar 370 raketa balistike dhe qindra dronë drejt Izraelit gjatë katër ditëve të konfliktit, tha Zyra e Kryeministrit...

Specialja i vazhdon sërish Thaçit paraburgimin

Specialja i vazhdon sërish Thaçit paraburgimin

16/06/2025, 12:05

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj...

Kurtit i përgjigjen nga LDK: E ke uzurpuar zyrën e Kryeministrit pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese

Kurtit i përgjigjen nga LDK: E ke uzurpuar zyrën e Kryeministrit pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese

16/06/2025, 11:25

Deputetja e LDK’së, Jehona Lushaku- Sadriu, i ka reaguar kryeministrit në detyrë Albin Kurti që tha se deputetët po e...

Lajmi i fundit

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të QKMF-së në Shtime, investim prej 2.4 milionë euro

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të QKMF-së në Shtime, investim prej 2.4 milionë euro

16/06/2025, 12:39
E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

E rëndë për familjen Fazliu, 54-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij

16/06/2025, 12:23
370 raketa u lëshuan nga Irani drejt Izraelit që nga e premtja, thotë zyra e Kryeministrit izraelit

370 raketa u lëshuan nga Irani drejt Izraelit që nga e premtja, thotë zyra e Kryeministrit izraelit

16/06/2025, 12:21
Specialja i vazhdon sërish Thaçit paraburgimin

Specialja i vazhdon sërish Thaçit paraburgimin

16/06/2025, 12:05
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv