https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Veriu i barrikaduar, Kurti ende në pritje të KFOR’it

Veriu i barrikaduar, Kurti ende në pritje të KFOR’it

Kryeministri Albin Kurti po pret që barrikadat në veri të vendit do të largohen shpejt. KFOR-i nuk ka vepruar ende në këtë drejtim dhe nga misioni i NATO-s nuk kanë treguar ende se kur mund t’i heqin ato. Ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje Serbisë që t’i heqë menjëherë barrikadat, ndërsa presidenti serb, Aleksnadar Vuçiq të dielën u përpoq ta krijojë përshtypjen se nuk ka gisht në atë punë. Presidentja Osmani që e takoi e para emisarin amerikan, pas takimit kërkoi që të marrë fund bllokimi i rrugëve.

Gazeta Express

Episodi i radhës ka nisur. Makineri të rënda dhe kamionë të mbushur me dhe pa rërë të shtunën u grumbulluan sërish në rrugët kryesore që të çojnë për në pikëkalimet kufitare me Serbinë në Jarinjë dhe Bërnjak. Kjo është shfaqja e zakonshme në veri të vendit kur serbët shprehin pakënaqësinë, por që tashmë është bërë më e shpeshtë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në verë ishte hera e fundit kur në veri u krijua një atmosferë e tillë lufte, aq sa intervenimi i NATO-s nisi të merrej me mend natën e fundit të korrikut, kur në afërsi të këtyre dy pikëkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, strukturat ilegale të Beogradit ngritën barrikada, afër të cilave qëndronin persona të maskuar dhe të armatosur. Barrikadat u hoqën më 1 tetor, pasi Kosova dhe Serbia kishin arritur një marrëveshje në Bruksel.

Tash, veriu u bllokua sërish pas shpërthimeve dhe të shtënave me armë. Të shtunën, në drejtim të policëve të Kosovës afër liqenit të Ujmanit pati të shtëna dhe Policia njoftoi se pjesëtarët e saj u kundërpërgjigjën.

Për bllokadën e radhës, si arsye po përdoret arrestimi ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, Dejan Pantiq të shtunën. Ai dyshohet se ka organizuar sulm terrorist në zyret e komisioneve komunale të zgjedhjeve në veri dhe akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

Të shtunën alarmi i zakonshëm në veri u ndez kur përfaqësuesit e partive politike në vend u mblodhën në Prishtinë për një takim me presidenten Vjosa Osmani për të diskutuar për zgjedhjet në atë pjesë të vendit. Në fund të takimit u vendos që ato të mos mbahen më 18 dhjetor, siç ishte paracaktuar, por në fund të prillit të vitit të ardhshëm.

ADVERTISEMENT

Kjo nuk e ndryshoi situatën. Preteksti mbeti arrestimi i ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës. madje gjatë natës, barrikadat u përforcuan me automjete tjera të rënda që u vendosën në rrugë.

Kryeministri Albin Kurti tha të dielën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare se i ka kërkuar misionit të NATO-s në Kosovë që ta garantojë lëvizjen e lirë në veri. Ai tha se po pret që KFOR-i t’i largojë barrikadat.

Pas takimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, kryeministri Kurti bëri të ditur se po pret që KFOR-i të largojë barrikadat.

“Ne po presim. KFOR-i po kërkon pak kohë që shpejt ta kryejë këtë punë dhe ne po presim”, tha Kurti të dielën.

Në të njëjtën konferencë për media me Kurtin, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se Policia po koordinohet me KFOR-in dhe EULEX-in dhe se “shumë shpejtë do të mbërrijmë në situatën ku nuk do të ketë barrikada në këto dy rrugë nacionale”.

Misioni i NATO-s, KFOR-i, deri në publikimin e këtij teksti nuk u është përgjigjur pyetjeve të Gazetës Express se a do të hiqen barrikadat dhe kur pritet të ndodhë kjo.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania i kanë kërkuar Serbisë që t’i heqë menjëherë barrikadat në rrugë.

“Ata që ngritën postblloqe të paligjshme duhet t’i çmontojnë ato menjëherë. Ne presim që t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit. Ne shprehim mirënjohjen dhe mbështetjen tonë të plotë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) për përpjekjet e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe për Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit (EULEX). Ne i dënojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare”, u tha në njoftimin e ambasadave të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se paralajmërimet e Serbisë për shqyrtimin e dërgimit të forcave të saj në Kosovë, janë “krejtësisht të papranushme”.

“Kosova i uli tensionet duke i shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia e bëri të kundërtën. Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm. Kështu janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX-it. E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga ndërmjetësi i BE-së, Miroslav Lajçak”, shkroi Baerbock në Tëitter.

Një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë u mbajt edhe në Beograd të dielën. Pas saj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u shpreh i befasuar me kërkesën e ndërkombëtarëve për heqjen e barrikadave, pasi u shtir se Beogradi s’ka lidhje me atë punë.

Ai tha se është “i tronditur me deklaratat e disa zyrtarëve europianë që kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Askush prej Beogradit nuk i ka urdhëruar barrikadat”, tha ai.
Presidentja Vjosa Osmani, pas takimit me Gabriel Escobar emisar amerikan në bisedimet Kosovë -Serbi, të hënën, ka folur për nevojën urgjente të heqjes së barrikadave në veri të vendit “të vendosura nga strukturat ilegale të organizuara në banda kriminale dhe të dirigjuara nga Vuçiqi”.

Sociologu serb, Jovo Bakiq, duke komentuar këtë hipokrizi, tha për gazetën serbe Danas se “në një sistem autoritar, gjithçka varet nga lideri, sepse ai nuk e lejon të jetë ndryshe”. Ai thekson se njësoj ka ndodhur edhe kësaj radhe.

Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike, tha se “nëse diçka është e sigurt, është se ne nuk kemi arsye t’i besojmë Aleksandar Vuçiqit”.

Poste të ngjashme

Mustafa: LDK-ja fituese më 9 shkurt

Mustafa: Zgjedhjet duhet të sjellin ndryshim pas bllokadës njëvjeçare

08/12/2025, 12:59

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, komentoi listat zgjedhore të...

Komuna e Podujevës ka një njoftim për bizneset llapjane

Ky është drejtori për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik në Podujevë

08/12/2025, 10:32

  Vigan Salihu riemërohet drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, e riemëroi Vigan...

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Ky është drejtori i ri i Inspeksionit në Podujevë

08/12/2025, 9:18

    Shuajb Blakçori riemërohet drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi e ka riemëruar Shuajb Blakçorin...

Veliu për qeverinë Kurti: Erdhe në pushtet me moton ç’kapja e shtetit për ta kapur vet më fort

Agim Veliu reagoon pas mos-përfshirjes në listën e kandidatëve të LDK-së: “Ky është vetëm fillimi”

07/12/2025, 20:19

Agim Veliu reagoon pas mos-përfshirjes në listën e kandidatëve të LDK-së: “Ky është vetëm fillimi” Ish-ministri dhe ish-kryetari i Komunës...

E mitura denoncon dhunimin: I dyshuari i mitur incizoi aktin dhe e shpërndau në rrjete sociale

E mitura denoncon dhunimin: I dyshuari i mitur incizoi aktin dhe e shpërndau në rrjete sociale

06/12/2025, 10:02

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve....

Lajmi i fundit

Mustafa: LDK-ja fituese më 9 shkurt

Mustafa: Zgjedhjet duhet të sjellin ndryshim pas bllokadës njëvjeçare

08/12/2025, 12:59
Komuna e Podujevës ka një njoftim për bizneset llapjane

Ky është drejtori për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik në Podujevë

08/12/2025, 10:32
Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Ky është drejtori i ri i Inspeksionit në Podujevë

08/12/2025, 9:18
Veliu për qeverinë Kurti: Erdhe në pushtet me moton ç’kapja e shtetit për ta kapur vet më fort

Agim Veliu reagoon pas mos-përfshirjes në listën e kandidatëve të LDK-së: “Ky është vetëm fillimi”

07/12/2025, 20:19
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv