Veriu i Mitrovicës sot është vizituar nga shumë njerëz të pushtetit. Pjesa veriore është shndërruar në atraksione turistik për qeveritarët, të cilët sa herë e vizitojnë atë pjesw nuk e lënë pa postuar foto në rrjetet e tyre sociale.
Një gjë të tillë e ka bërë sot edhe deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka postuar dy fotografi nga ura e liqenit të Ujmanit.
Gjatë ditës se sotme, atë pjesë e ka vizituar edhe ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Në fotografinë që e ka postuar, ai shihet duke pirë limonadë bashkë me ministrin Sveçla e Elbert Krasniqi dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
“Limonada plot shije në sheshin e Veriut të Mitrovicës! ???????? Paçi pasditë të mbarë!”, ka shkruar ai./Nacionale







