https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Versioni final i propozimit franko-gjerman iu dorëzua sot Kurtit

Versioni final i propozimit franko-gjerman iu dorëzua sot Kurtit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të qëndrojë në heshtje edhe pas deklaratës së Shefit të Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, se sot pala kosovare, dhe dje ajo serbe, kanë pranuar versionin final të propozimit franko-gjerman, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Borrell i cili po merr pjesë në Samitin e Bashkimin Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, pasi u prit nga Kryeministri Rama , tha para gazetarëve se palëve u është dërguar “teksti i propozimit të fundit” në tavolinë lidhur me normalizimin e marrëdhënieve.

“Teksti i fundit u është drejtuar dje Beogradit, dhe sot Prishtinës. Janë ata që duhet të nisin bisedime, bisedime serioze sepse është koha ku ka një mundësi të madhe”, tha Borrell.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kreu i Qeverisë mëngjesin e së martës priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Fatmirësisht që nga 23 nëntori nuk kemi më afate dhe kriza dhe mund të diskutojmë për substancën. Për këtë arsye jam këtu. Për të kthyer këto diskutime në normalizim të marrëdhënieve dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm në procesin e bazuar në dokumentin që e prezantova këtu. Ne duam ta shfrytëzojmë këtë momentum dhe duam që takimi i nivelit të lartë të realizohet brenda disa javëve”, tha Lajçak para mediave.

Por, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i “pa zë” po del të jetë edhe pas këtij takimi me Lajçak, pasi ai nuk doli t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në oborrin e Qeverisë.

Javën e kaluar, gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës, Kurti tha se dokumentin e propozimit franko-gjerman e ka konsideruar bazë të mirë për të diskutuar mbi të, dhe se nuk i ka pëlqyer gjithçka aty.

“Propozimi i BE-së me mbështetjen e Francës, Gjermanisë dhe ShBA-së nuk është merre ose leje, e kam konsideruar bazë të mirë për të diskutuar mbi të, por nuk është merre ose leje. Nuk më pëlqen mua gjithçka aty, ka shumëçka që duhet të diskutohet, ama ajo që nuk e kam pranuar asnjëherë gjatë këtij procesi me Serbinë është që nga 33 marrëveshjet e kaluara në Bruksel gjatë asaj dekade ta përzgjedhin si një tryezë suedeze pikërisht Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Dhe në anën tjetër nga çfarëdo propozimi që bëhet në të ardhmen asgjë tjetër nuk ka rëndësi si Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ky lloj përzgjedhje e dyfishtë nuk është e pranueshme nga ana ime”, pati thënë shefi i Qeverisë.

Ndryshe, Lajçak e as Borrell nuk folën për afate të pyetur sot për marsin e vitit 2023 si afat për një marrëveshje të mundshme, datë kjo e përmendur disa herë nga kryeministri Kurti javëve të fundit.

ADVERTISEMENT

Kryediplomati evropian Josep Borrell tha se nuk vendosin “afate përfundimtare”, teksa edhe Lajçak tha se nuk është “njeri i afateve”.

“Jam shumë optimist. Nuk duhet të vendosim afate artificiale. Është koha që të nisim të punojmë. Nuk është e rëndësishme të caktojmë një datë, por të punojmë me shpejtësi. Është koha për të punuar”, tha Borrell.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Lajçak bëri të ditur se brenda disa javëve do të zhvillohet takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq.

“Procesi i normalizimit do të nisë brenda disa javëve. Momentumi tani është i drejtë por nuk do të jetë përgjithmonë. Nuk duam të vonohemi. Nuk jam njeri që jap afate, por ta shohim se çka do të ndodhë”, u shpreh Lajçak.

Poste të ngjashme

Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse ia mban, e di që e ka humbur fuqinë politike

Besnik Tahiri: Po të ishte president Ramush Haradinaj të gjithë kishëm flejtë rehat, do të konsultohemi me PDK e LDK

02/02/2026, 18:43

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një intervistë direkte për emisionin Frontal në T7, deklaroi se...

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

02/02/2026, 10:50

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, më saktë, Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve...

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Elfete Humollin në përvjetorin e vrasjes së saj, duke e cilësuar si simbol...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një objekti në Gerdoc, Podujevë, është gjet trup i pa jetë i një...

Të burgosurit e parë nga Danimarka do të vijnë në Kosovë pas rreth dy vitesh

Vdekja e të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë, policia jep detajet e fundit

01/02/2026, 9:05

Një i burgosur ka humbur jetën të shtunën në mbrëmje në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë. Policia e...

Lajmi i fundit

Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse ia mban, e di që e ka humbur fuqinë politike

Besnik Tahiri: Po të ishte president Ramush Haradinaj të gjithë kishëm flejtë rehat, do të konsultohemi me PDK e LDK

02/02/2026, 18:43
Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

02/02/2026, 10:50
Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv