https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vetëm 35% e grave deri në 29 vjeç janë aktive në tregun e punës, deri në 50 vjeç janë 26%

Vetëm 35% e grave deri në 29 vjeç janë aktive në tregun e punës, deri në 50 vjeç janë 26%

35 për qind e grave nga 25 deri 29 vjeç janë aktive në tregun e punës, ndërsa 26 për qind janë të moshës 30 deri në 50 vjeç. Kështu u tha në tryezën e diskutimit të Fondit për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) me Gratë Deputete.

Përqindja e ulët e grave në tregun e punës, sipas folësve është në kundërshtim me direktivat e legjislacionit kosovar, ndërsa u kërkua që kjo përqindje të ngritet pasi sipas tyre ndërlidhet edhe me direktivën e BE-së për Balancimin e Punës dhe JetësGjithashtu sfidë u konsiderua mundësia për të identifikuar zgjidhjet e mundshme për të përmirësuar zbatimin e politikave të pushimit të lehonisë në Kosovë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Dita Dobranja, eksperte e ekonomisë prezantoi disa shifra se si qëndron punësimi i grave në Kosovë.Dobrunja tha se krahas pushimit të lehonisë që i takon nënës, të njëjtën duhet ta ketë edhe babai.“35 për qind e grave në grupmoshën 25-29 vjeç janë aktive në tregun e punës, ndërkaq 60 për qind janë burra. 26 për qind e grave të grupmoshës 30-50 vjeç janë aktive në tregun e punës në krahasim me 70 për qind burra. Vetëm gjatë 16 për qind e grave krahasuar me 40 për qind të burrave në Kosovë janë të punësuar. Gratë që janë aktive në punë përballen me disa pengesa në gjetjen e punësimit, siç është punësimi më i madh i burrave.

Propozimi për ndryshimin e dispozitave të pushimit të lehonisë, atësisë dhe prindëror. 6 muaj i takojnë nënës, sipas pushimit të lehonisë siç është aktualisht, por duhet t’i takojë një muaj babai i fëmijës si pushim i atësisë”, tha Dobranja.Visare Mujko-Nimani nga UNFPA tha se është e rëndësishme që kur te flitet për barazinë gjinore të flitet nga të dy gjinitë.“Në këtë tryezë shumë të rëndësishme, për barazinë gjinore por ne në të shumtën e rasteve kur flasim për barazinë gjinore, ne flasim në aspektin e gruas, por në projektin e fundit shikohet edhe nga aspekti i burrit. Unë kisha dashtë që prezantueset që do t’i prezantojnë të dhënat të kenë më kujdes shpjegimin e termave pushimi i lehonisë, prindërimit dhe atësisë. Edhe në Kosovë edhe në botë duhet të bëhen disa ndryshime për avancimin e gruas. Mendoj qe përmirësimi i Ligjit të Punës do ta zbutë lënien e karrierës nga nënat për fëmijë”, tha Mujko-Nimani.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, tha se sa i përket fuqizimit të gruas, ndajnë mendim të njëjtë pozitë e opozitë.“Ligji i Punës duhet të gjejë implementim, sepse është një ligj i mirë. Kemi shumë diskriminim të grave dhe pabarazi në paga në krahasim me meshkujt. Sa i përket punësimit të grave në përgjihësi është shumë e madhe. Kohë më e vështirë për gratë e papunësuara është nga mosha 35-45 vjeç, siç konsiderohet mosha e mesme nëse deri në atë kohë nuk kanë gjetur një vend të punës, atëherë do ta kenë edhe më të vështirë, sepse do të diskriminohen edhe në konkurse”, tha Bunjaku.Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, tha se vëmendja duhet të kthehet nga gratë që t’u krijohen mundësi të mira edhe në Ligjin e Punës.

“Kisha dashtë që të jemi sa më të vëmendshëm, se ne si gra e dimë se sa shumë diskriminohemi si në shtëpi ashtu edhe jashtë. Ne do t’i marrim komentet e juaja që ta bëjmë këtë ligj sa më të mirë që të mos jemi të diskriminuara”, tha Bytyqi.

Poste të ngjashme

Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse ia mban, e di që e ka humbur fuqinë politike

Besnik Tahiri: Po të ishte president Ramush Haradinaj të gjithë kishëm flejtë rehat, do të konsultohemi me PDK e LDK

02/02/2026, 18:43

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një intervistë direkte për emisionin Frontal në T7, deklaroi se...

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

02/02/2026, 10:50

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, më saktë, Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve...

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Elfete Humollin në përvjetorin e vrasjes së saj, duke e cilësuar si simbol...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një objekti në Gerdoc, Podujevë, është gjet trup i pa jetë i një...

Të burgosurit e parë nga Danimarka do të vijnë në Kosovë pas rreth dy vitesh

Vdekja e të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë, policia jep detajet e fundit

01/02/2026, 9:05

Një i burgosur ka humbur jetën të shtunën në mbrëmje në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë. Policia e...

Lajmi i fundit

Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse ia mban, e di që e ka humbur fuqinë politike

Besnik Tahiri: Po të ishte president Ramush Haradinaj të gjithë kishëm flejtë rehat, do të konsultohemi me PDK e LDK

02/02/2026, 18:43
Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

02/02/2026, 10:50
Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv