https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vetëm 7 institucione ofrojnë qasje në uebfaqe për personat e verbër, shumica s’i plotësojnë kriteret ndërkombëtare

Vetëm 7 institucione ofrojnë qasje në uebfaqe për personat e verbër, shumica s’i plotësojnë kriteret ndërkombëtare
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Shoqata Profesionale e Informaticientëve të Kosovës (ShPIK) e ka publikuar të enjten raportin me gjetjet e studimit të qasshmërisë së uebfaqeve të institucioneve publike.

Nga gjithsej 66 ueb faqet e institucioneve publike që janë testuar, shumica dërrmuese e tyre nuk i plotësojnë kriteret ndërkombëtare të qasshmërisë. Ndërkaq vetëm shtatë institucione i plotësojnë këto kritere.

Ky raport për herë të parë e bën vlerësimin e faqeve të internetit të institucioneve publike lidhur me përmbushjen e standardeve ndërkombëtare. Aty u tha se përmbushja e këtyre standardeve është esenciale për personat me aftësi të kufizuara, e në veçanti të personave të verbër.

Gjithashtu, aty u prezantua edhe ranglista e gjatë të institucioneve publike të cilat nuk i përmbushin këto standarde. Ndër institucionet e pakta që i plotësojnë standardet e qasshmërisë janë; MPB-ja, ATK-ja, KRU “Prishtina”, ShPIK, E-Kosova dhe MZhR-ja.

Ndërkaq ndër institucionet që janë të pa qasshme për personat me aftësi të kufizuar, ku gjithsej janë 39 uebfaqe.

ZKA-ja, BQK-ja, Dogana e Kosovës, Gjykata Kushtetuese, mediumi publik, MAShTI, ShSKUK-ja, Gazeta Zyrtare e Kosovës, ishin disa nga 39 uebfaqet që janë të paqasshme për këtë kategori.

Kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuki, kujtoi konventën e OKB-së, e cila i obligon shtetet që t’u krijojë qasje të lehtë personave me aftësi të kufizuar.

“Unë sot në ditën globale të qasjes kisha me filluar kur edhe OKB në vitin 2006 në konventën për të drejtat e njeriut, e cek dhe i obligon shtetet që të krijojnë qasje për persona me aftësi të kufizuar. Në Kosovë qasja e personave të verbër ka shumë barriera, por falë institucioneve që e kanë shpallë vit të personave me aftësi të kufizuar, dhe në këtë fillimit janë ndarë mjete të mjaftueshme për qasje më të mirë”, tha Tishukaj.

“Deri tash të verbëritë janë gjendur në ndihmë të tjerëve por është hap i qëlluar që e ka bërë SHPIK dhe këto platforma të shfrytëzohen edhe nga të verbëritë”.

Bekim Krasniqi, menaxher i programeve në Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, tha se sfidat që hasin në përdtishmëri janë të shumta, pasi që në gjuhën shqipe mungon sinteza vokale.

“Sfidat që personat e verbër i kanë, janë të mëdha sepse deri më tani nuk kanë mundur t’i përdorin në gjuhën amtare sepse mungesa e sintezës vokale në gjuhën shqipe, i ka detyruar personat e verbër që të mësojnë në gjuhë të huaj”, tha ai.

Musë Shigjeqi nga institucioni i Avokatit të Popullit, premtoi më shumë qasje për personat me aftësi të kufizuar. Ai tha se janë duke i hulumtuar komunat nëse po u ofrojnë qasje këtyre personave.

“Avokati i Popullit vlerëson se aktualisht institucionet e Kosovës nuk kanë bërë mjaftueshëm për personat me aftësi të kufizuar. Në vazhdimësi bëjmë apel dhe rekomandojmë që të krijohen kishte për personat me aftësi të kufizuar. Ne kemi bërë një hulumtim nëpër komunat në vend, për qasje në objektet komunale”, tha ai.

Në fund, u ndanë është mirënjohje për institucionet që po u ofrojnë qasje më të lehtë persomave me aftësi të kufizuar.

Post Views: 307

Poste të ngjashme

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

17/09/2025, 8:10

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka akuzuar Ekrem Hysenin se nuk merret me...

Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Policia kryen bastisje në disa komuna, konfiskohen armë e municion – pesë të arrestuar

17/09/2025, 7:59

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme ka kryer bastisje në disa komuna për një rast...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në fshatin Makoc: Një i vdekur e tre të lënduar

17/09/2025, 7:42

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Makoc të Prishtinës. Për pasojë, një person ka vdekur, e tre të...

E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

17/09/2025, 7:16

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Carralevë të Shtimës, ku si pasojë e rrokullisjes me traktor, një...

Haki Abazi pasi nuk arriti të bëhet deputet: Kosova është në një udhëkryq të madh

Haki Abazi: Kurtit më 12 tetor do t’i bien të gjitha maskat në veri – s’mbahet veriu me Njësi Speciale

17/09/2025, 7:08

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi thotë se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti do t’i...

Lajmi i fundit

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

17/09/2025, 8:10
Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Policia kryen bastisje në disa komuna, konfiskohen armë e municion – pesë të arrestuar

17/09/2025, 7:59
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në fshatin Makoc: Një i vdekur e tre të lënduar

17/09/2025, 7:42
E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

17/09/2025, 7:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv