https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vetëvendosje sërish kundër një kërkese amerikane

Vetëvendosje sërish kundër një kërkese amerikane

 Se themelimi i Asociacionit duhet dhe do të bëhet e kanë bërë të qartë sërish zyrtarët amerikan. Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe I dërguari i Posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar përmes një teksti autorial, themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe po e cilësojnë si detyrë kritike të Kosovës, por që duhet të bëhet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Dyshja amerikane në shkrimin e tyre thekohset se Asociacioni nuk e cenon Kushtetutën e Kosovës dhe se kundërshtojnë “çfarëdo etniteti që i përngjan Republikës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë”.

“Po ashtu, është me rëndësi të vihet në pah se një Asociacion i komunave me shumicë serbe nuk do të ishte njëetnik. Këto do të ishin komuna me shumicë serbe ku jetojnë jo vetëm serbët etnikë, por edhe grupet e tjera – shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë – të drejtat e të cilëve gjithashtu duhet të sigurohen dhe mbrohen”, thuhet tutje në tekstin e diplomatëve të lartë amerikanë e publikuar në dy gjuhë, shqip dhe serbisht.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Me formimin e Asociacionit, Escobar dhe Chollet thonë se Kosova do të të përmbushë një “element kritik të nevojshëm për ndërtimin e të ardhmes së saj të drejtë si shtet sovran, shumetnik dhe i pavarur, i integruar në strukturat euroatlantike”, ndërsa theksojnë mbështetjen e tyre në çdo hap të Kosovës.

Mirëpo, ky shkrim autorial i Escobar dhe Chollet sot gjatë ditës ka nxitur reagime të shumta tek deputetët e VV-së.

ADVERTISEMENT

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila në konferencë për media tha se asgjë nuk mund të bëhet nga dikush tjetër, pasi siç thotë ajo në Kosovë janë organet vendimmarrëse si Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria.

Kusari Lila theksoi se nuk ka mekanizëm tjetër përveç këtyre dy institucioneve që mund të themelojë ose krijojë diçka.

“Asgjë nuk mund të bëhet nga dikush tjetër, në Kosovë janë organet vendimmarrëse, Qeveria, Kuvendi dhe komunat me qeverisjen lokale. Nuk ka mekanizëm tjetër që dikush jashtë këtyre mund të themelojë ose krijoj, por në aspektin ligjor dhe të obligueshëm janë këto institucione që përmenda”, ka thënë Kusari Lila.

Se Serbia do të forcohet me themelimin e Asociacionit, po e cilëson deputetja e partisë në pushtet, Tinka Kurti. Ajo ka thënë se kryetari i ardhshëm i Asociacionit do ta marrë aminin te Vuçiqi dhe Porfirije në Beograd.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe (Zajednica) i dobëson komunat me shumicë serbe dhe e forcon Serbinë. Kryetari i ardhshëm i Asociacionit do ta marrë aminin te Vuçiqi dhe Porfirije në Beograd, do t’i dominojë kryetarët e 10 komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe do ta luftojë ministrin Nenad Rashiq në Prishtinë”, ka shkruar Kurti.

Për deputetin e VV-së, Artan Abrashi “zajednica nuk kalon”, ndërsa tutje ai thotë se nuk di se çfarë mund t’i kenë premtuar Cholletit dhe Escobarit, Vuçiqi dhe Bërnabiqi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në anën tjetër, Dimal Basha beson se komunat me shumicë serbe, në vend të asociacionit etnik, mund t’i bashkohen Asociacionit të Komunave të Kosovës. Ai paralajmëroi për rrezikun e krijimit të një Asociacioni të bazuar në përkatësi etnike.

Sipas Bashës, krijimi i një Asociacioni të tillë mund të jetë një hap drejt ndarjes së Kosovës.

“E gjithë trysnia për ‘Zajednicën’ po bëhet sepse serbët nuk duan askund të jenë pakicë”, thotë Enver Dugolli, deputet i VV-së, ndërsa shton se “rrjedhimisht, shqiptarët do të bëhen pakicë përbrenda ‘Zajednicës’, pakicë në shtetin e tyre të Kosovës”.

E formimin e Asociacionit nuk e sheh të nevojshëm, i pari i ekzekutivit, Albin Kurti, i cili dy ditë më parë tha se ai është i “gatshëm për diskutime për të drejtat e komuniteteve joshumicë”.

“Jam gati për bisedime për të drejtat e pakicave, të komuniteteve joshumicë, jam gati për këtë. Por duhet ta kuptoni se është shumë e rëndësishme që ata që duan më shumë të drejta sesa u jep plani i Ahtisaarit, e mbajnë barrën e argumentimit – pse u duhen më shumë. Ahtisaari mori çmimin Nobel për Paqe, çfarë do ta plotësonte planin e Ahtisaarit, cilat janë argumentet për të metat e tij. Barra e argumentit duhet të jetë mbi ata që kërkojnë diçka tjetër apo diçka më shumë”, kishte thënë Kurti në një intervistë për RTK.

Por, Kryeministri Kurti nuk është ftuar në takimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ditën e nesërme ku dhe do të diskutohet për Asociacionin.

Madje, Kurti tha tha se ka pritur nga Escobari që të thotë në Beograd se Serbia duhet ta njohë Kosovën, e jo të thotë në Prishtinë se Asociacioni do të bëhet, pavarësisht kryeministrit të Kosovës.

Por, këtij takimi në Ambasadë, i janë përgjigjur partitë opozitare në vend, ndërsa në lidhje me Asociacionin, LDK-ja vlerëson se kjo çështje është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë.

Në anën tjetër, nga PDK janë shprehur se pozita nuk mund t’i jap drejtim Asociacionit, dhe se kjo gjë i takon Kryeministrit Kurti.

“Ne si opozitë nuk jemi përgjegjës për t’i dhënë drejtim një çështjeje të tillë. Në këtë rast kryeministri i vendit nuk mund t’i ikë përgjegjësisë, i kemi thënë nëse je kundër sille në kuvend po e rrëzojmë me vota, ai nuk ka guxim ta bëjë asnjë veprim, ky njeri i papërgjegjshëm duhet të japë drejtim”, ka thënë Tahiri sot në konferencë për media.

Ndërsa nga AAK kanë vlerësuar se qëndrimi i partisë është se nuk rekomandon një Asociacion me kompetenca ekzekutive.

“AAK sa i përket Asociacionit e kemi të qartë qëndrimin tonë, sepse nuk sugjerojmë të nënshkruhet një asociacion me kompetenca ekzekutive dhe që e e bën jofunksional shtetin e Kosovës”, ka thënë Pal Lekaj, i cili ka konfirmuar se ka marrë ftesë për takimin rreth Asoaciacionit në Ambasadë./Reporteri.net/

Post Views: 142

Poste të ngjashme

Oda e Mjekëve nis hetime ndaj mjekes në rastin e Agon Zejnullahut

Një prokuror e një gjyqtare në vendngjarje si dëshmitarë, rrëfimi i tyre për rastin dhe sjelljet e Agon Zejnullahut në natën kritike

10/07/2025, 10:29

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar dosjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj rreshterit Ibrahim...

Rasti në Lipjan, Komandanti i Stacionit Policor: Kam dhënë dorëheqje morale

Rasti në Lipjan, Komandanti i Stacionit Policor: Kam dhënë dorëheqje morale

10/07/2025, 10:04

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi, ka bërë me dije se ka thënë dorëheqje nga kjo pozitë. Ai...

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Dolën nga banesa, hypën në një veturë”, prindërit në Fushë Kosovë raportojnë të zhdukura vajzat e tyre të mitura

10/07/2025, 8:07

Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura në Fushë Kosovë. Rastin në polici e kanë raportuar prindërit e tyre....

Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet në Podujevë

KEDS-i njofton për punime, në disa vende të Podujeves do të ketë ndërprerje të rrymës

10/07/2025, 7:15

KEDS ka bërë të ditur se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik dhe si...

Moti sot: Me diell dhe pjesërisht i vranët

Moti sot: Me diell dhe pjesërisht i vranët

10/07/2025, 7:02

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Lajmi i fundit

Oda e Mjekëve nis hetime ndaj mjekes në rastin e Agon Zejnullahut

Një prokuror e një gjyqtare në vendngjarje si dëshmitarë, rrëfimi i tyre për rastin dhe sjelljet e Agon Zejnullahut në natën kritike

10/07/2025, 10:29
Rasti në Lipjan, Komandanti i Stacionit Policor: Kam dhënë dorëheqje morale

Rasti në Lipjan, Komandanti i Stacionit Policor: Kam dhënë dorëheqje morale

10/07/2025, 10:04
Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Dolën nga banesa, hypën në një veturë”, prindërit në Fushë Kosovë raportojnë të zhdukura vajzat e tyre të mitura

10/07/2025, 8:07
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet në Podujevë

KEDS-i njofton për punime, në disa vende të Podujeves do të ketë ndërprerje të rrymës

10/07/2025, 7:15
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv