https://etc-ks.com/magazina.php https://etc-ks.com/magazina.php https://etc-ks.com/magazina.php

Vetëvrasja e Sokol Halilit – letra që la pas dhe deklarata e babait të tij

Të premten, në ditën kur po varrosej 35-vjeçarja Hamide Magashi, e cila u vra në oborrin e Gjinekologjisë në Prishtinë, ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili – personi që dyshohet se ia mori jetën – bëri vetëvrasje.

Halili për dy ditë u kërkua nga organet e rendit nën dyshimin për vrasjen makabre të ish-bashkëshortes së tij, e cila po priste të sillte në jetë fëmijën e saj të parë.

31-vjeçari aktin e vetëvrasjes e kreu të premten, në katin e dytë të shtëpisë së tij, e cila ishte e rrethuar nga zyrtarë policorë që po përpiqeshin ta bindnin të dorëzohej. Por, ai i vendosur që të mos binte në duart e autoriteteve, shkrepi plumbin në kokën e tij.

Megjithatë, vazhdonte të frymonte derisa në vendngjarje arriti Emergjenca, e cila e mori për ta transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kur u dërgua atje, mjeku konstatoi se trupi i tij është pa shenja jete.

ADVERTISEMENT

“Sokol Halili ka qëlluar veten në shtëpinë e tij, në katin e dytë, teksa policia po bënte përpjekje që ta bindte për t’u dorëzuar. Ai nuk ka ndërruar jetë në vendngjarje, por gjatë kohës së Emergjenca po e transportonte për në QKUK”.

“Në momentin që është dërguar atje, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë për Telegrafin kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

Pak orë pas këtij akti, u publikua një letër që Halili i kishte lënë familjes së tij, e ku pranonte se Magashin e ka vrarë me vetëdije dhe shpjegonte arsyet pse.

Në letrën që e ka siguruar T7, ai ka shkruar se dëshiron të tregojë të vërtetën e raportit të tij me Magashin, i cili siç ka thënë ai, ka qenë i mirë në fillim të martesës dhe derisa ajo sipas tij, kishe bërë një plan bashkë me motrat e saj.

Gjithmonë sipas letrës që ka shkruar Sokol Halili, Hamide Magashi i ka kërkuar atij që të bënin një marrëveshje, që ajo të shkojë dhe ta rrisë fëmijën e vet te shtëpia e babait të saj në mënyrë që të marrë hise aty. Siç shkruan në letër, ajo i kishte ofruar 25 mijë euro për këtë gjë.

Por, Halili thotë se këtë nuk ka mundur ta pranojë, ndaj me dy plumba në gjoks dhe një në kokë ka goditur Magashin.

Para se ta shkruante këtë letër, 31-vjeçari i kishte treguar babait të tij që ia ka dhënë besën Magashit që ose të dy me fëmijën do të jetojnë bashkë të gjallë ose do të vdesin të tre.

Në T7 prindi i tij ka rrëfyer momentin kur Sokol Halili kishte shkuar në shtëpi, derisa Policia e Kosovës po e kërkonte për vrasjen e Hamide Magashit.

Ai ka treguar se si ishte përpjekur që ta bindte që të dorëzohet në polici dhe që më pas të merrej ligji me të.

“Erdh Sokoli sot dhe u përshëndetem. Folëm me to. Edhe tu folë kem të mërzitun. Kishe po dorëzohet në polici e tani me iu përgjigj ligjit edhe çka ta rrokë ligji, qashtu me u bo. Edhe i thash Sokol po e thirri policinë e me u dorëzu. Tha ja babë mos e thirr kërkon, se s’du me nejt gat edhe du me shkru një letër se s’u kanë faji jem”, ka thënë babai i Sokol Halilit.

Ai tutje ka treguar se si Sokol Halili i kishte thënë se dëshiron që të shkojë në Stacion të Policisë në Shtime dhe të bëjë vetëvrasje aty.

“Më tha po e shkruj një letër, unë dorëzohem në Polici të Shtimes vetë. Ja babë tha s’të marr ty. Thash pa mu s’munesh me shku. Tha babë unë i gjallë nuk dorëzohem, du me hy në oborr të stacionit të Policisë e në kerr me bo vetëvrasje”, ka rrëfyer tutje ai.

“Ai tha nuk dorëzohem. Ia kam dhanë besën asaj shoqes, gjallë e dekën kemi me jetu ose me dekë tret bashkë. Nuk u bind”, ka treguar babai i Sokol Halilit.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën. Tri jetë u shuan, por ende nuk është dhënë asnjë dorëheqje, ndërsa faji ka mbetur “top ping-pongu”. /Telegrafi

Poste të ngjashme

Lajmi i fundit