Një ngjarje tragjike është raportuar të dielën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Biznesmeni i njohur, Salko Xhananoviç, është vetëvrarë me armë zjarri në banesën e tij.
Siç njoftuan autoritetet boshnjake, vetëvrasja ka ndodhur në qytetin e Zenicës.
Xhananoviç ka qenë në një gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një sëmundjeje nga e cila vuante prej kohësh dhe së fundi ai shiti gjithçka që kishte nga Hotel Zenica, Qendra Tregtare Xhananoviq dhe shumicën e aksioneve në kompaninë e tij, Bingo.
Ai ishte një nga biznesmenët më të suksesshëm të Bosnjës.







