https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vetura “fluturon” nga ura e Dajlanit, humb jetën 18-vjeçarja

Vetura “fluturon” nga ura e Dajlanit, humb jetën 18-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Durrës, te Ura e Dajlanit. Një automjet tip BMW X5 ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura, duke përfunduar rreth 30 metra poshtë saj.

Si pasojë e aksidentit, pasagjerja 18-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit, 26 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Po ashtu janë plagosur edhe dy këmbësorë.

“Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Nga burime thuhet se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e dy të rinjve që ndodheshin brenda automjetit, shkruan Euronews.al.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Poste të ngjashme

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij

16/01/2026, 8:37

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Hafiz Ismajl Haki” në Prizren. Sipas policisë,...

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Digjet një shtëpi në Vushtrri, vdes një 80-vjeçare

16/01/2026, 8:14

Një shtëpi në fshatin Gracë të Vushtrrisë është djegur, ku si pasojë ka vdekur një 80-vjeçare, shkruan Reporteri.net. Rastin e...

Prekëse: Prezantuesja e RTK-së shpërthen në lot teksa jepte lajmin për përkujtimin e masakrës ku ia vranë babain

Prekëse: Prezantuesja e RTK-së shpërthen në lot teksa jepte lajmin për përkujtimin e masakrës ku ia vranë babain

15/01/2026, 21:28

Një moment i prekshëm u shënua sot gjatë transmetimit të lajmeve në RTK, kur prezantuesja Vlora Fetoshi nuk arriti të...

Vizitë zyrtare e Kryetarit Shpejtim Bulliqi në Kroaci: Thellohet bashkëpunimi mes Podujevës dhe Koprivnicës

Vizitë zyrtare e Kryetarit Shpejtim Bulliqi në Kroaci: Thellohet bashkëpunimi mes Podujevës dhe Koprivnicës

15/01/2026, 17:31

Me ftesë të Kryetarit të qytetit të Koprivnicës në Kroaci, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me...

Tentim-vrasje në Podujevë, konfiskohet një granatë dore

Policia me aksion madhor në Zubin Potok

15/01/2026, 17:22

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion gjatë ditës së sotme në komunën e Zubin Potokut. Burimet e IndeksOnline kanë...

Lajmi i fundit

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij

16/01/2026, 8:37
Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Digjet një shtëpi në Vushtrri, vdes një 80-vjeçare

16/01/2026, 8:14
Vetura “fluturon” nga ura e Dajlanit, humb jetën 18-vjeçarja

Vetura “fluturon” nga ura e Dajlanit, humb jetën 18-vjeçarja

16/01/2026, 8:00
Prekëse: Prezantuesja e RTK-së shpërthen në lot teksa jepte lajmin për përkujtimin e masakrës ku ia vranë babain

Prekëse: Prezantuesja e RTK-së shpërthen në lot teksa jepte lajmin për përkujtimin e masakrës ku ia vranë babain

15/01/2026, 21:28
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv