Një aksident me fatalitet në Rastavic të Deçanit ia mori jetën dje Bilall Hadergjonajt.
Policia ka shpjeguar se viktima fillimisht ishte vetaksidentuar me makinë në këtë fshat rreth orës 22:35, por që kishte shpëtuar.
Pas kësaj, duke kaluar rrugën, i njëjti ishte goditur për vdekje nga një veturë në lëvizje.
Hadërgjonaj ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Deçanit në vitin 2013./Paparaci