Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi vitin që po e lëmë pa e ka vlerësuar si të suksesëshëm për Komunën të cilën e udhëheqë.
Bulliqi në emisionin “Dita e re” në Kanal10, ka thënë se gjatrë vitit 2024 janë kryer shumë projekte në Komunën e Podujevës.
“Ky vit të cilin po e lëmë pas ka qenë një vit i suksesshëm, por sigurisht ka qenë edhe vit edhe me shumë sfida dhe preokupime me te cilat kemi kaluar. Mirëpo, nëse e marrim dhe e bëjmë një bilanc përfundimtar del që Komuna jonë ka qenë me një varg suksesesh të rëndësishme, qoftë në punët administrative ashtu edhe në punët në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe shërbimet publike në përgjithësi”, ka thënë Bulliqi.
Ai tutje ka numëruar disa nga projektet që kanë përfunduar këtë vit.
vit.
“Po e nisim me përurimin e stacionit të autobusëve, një projekt që është realizuar së bashku me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, një prej projekteve që i ka munguar gjatë Komunës së Podujevës dhe tashmë e kemi një objekt të shkëlqyeshëm…një tjetër projekt i rëndësishëm që është përmbyll këtë vit është Urgjenca e qytetit të Podujevës që ka kushtuar mbi 1.7 milionë euro, i cili ka qenë bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Podujevës dhe shtetit të Katarit, ky projekt ka krijuar kishte të mira për personelin shëndetësorë dhe po ashtu edhe për pacientët që kërkojnë shërbime. Gjithashtu në kuptimin e infrastrukturës shkollore, kemi pas dy rezultate të prekshme, ndërtimin e shkollës fillore në Dumosh, sikurse edhe në Obranq…”
Bulliqi ka treguar edhe arsyet e vonesës së dekorimit të qytetit për festat e fundvitit.
Ai ka thënë se procedurat e prokurimit kane qenë ato të cilat u kanë marrë kohë, pasi që është dashur të anulohej tenderi për këtë çështje. /Gazeta10/