https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vjen edhe një dorëheqje tjetër nga dega e VV-së: Mungesë transparence brenda organizatës

Vjen edhe një dorëheqje tjetër nga dega e VV-së: Mungesë transparence brenda organizatës

Dorëheqjet nga dega e Vetëvendosjes në Drenas çdo ditë po rriten.

Vendim të tillë mori edhe një anëtare tjetër e kësaj partie.

Flota Bujupi ka njoftuar se vendimi i saj erdhi pas shqetësimit për mënyrën e udhëheqjes së Qendrës së Vetëvendosjes në këtë komunë nga kryetarja aktuale.

Ajo tha se tani e tutje do të jetë mbështetëse e kryetarit aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kujtojmë që Periskopi ka raportuar se në ditët në vijim do të ketë shumë dorëheqje.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Kozmetikë e bukur duke LVV nga jashtë. Ditëve në vijim do të ketë dorëheqje të reja”, tha ky burim për Periskopin.

 

Asamblistët që janë dorëhequr nga VV-ja

Naim Qorri, kryetar i degës së VV-së në Drenas ishte ndër të parët që njoftoi për dorëheqjen e tij nga partia.

Qorri hodhi akuza të rënda për deputetin e VV-së Enver Dugollin, se i njëjti “punësuar individë në ndërmarrje publike dhe ministri të ndryshme në mënyrë të pandershme”.

Edhe asamblisti më i votuar në Drenas, Selman Qallapeku njoftoi largimin e tij nga dega e VV-së.

Njëjtë si Naim Qorri edhe Qallapeku pati arsyet e njejta.
Akuza të forta drejt Egzona Tërdefcit, kryetare e Qendrës.

“Arsyet e largimit tim nga Dega e Lëvizjes Vetëvendosje janë:

1. Instalimi i një dukurie negative në degë, ku nuk vlerësohet puna, aktiviteti dhe përkushtimi.

ADVERTISEMENT

2. Papërgjegjësia totale e kryetares së Degës, znj. Egzona Terdevci, e cila erdhi në krye të Degës përmes një zarfi nga qendra, duke mos respektuar statutin, normat dhe rregulloret e Lëvizjes.

3. Punësimet në institucione publike dhe emërimet politike pa meritë.

4. Shuarja e aktivitetit në degë, mungesa e trajtimit të aktivistëve dhe humbja e rreth 70% të anëtarësisë.

5. Egzona Terdevci, si kryetare e Degës, ishte në dijeni se asambleisti D. Halilaj është punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes, gjë që e bën të pamundur mbajtjen njëkohësisht të postit në Ministri dhe të postit të asambleistit. Duke e ditur që isha i radhës për të marrë atë detyrë, të cilën e fitova përmes votave të qytetarëve, për një kohë më mohuan të ushtroj këtë funksion pa dhënë llogari, deri sa u konfirmua nga institucionet përkatëse”, kishte shkruar ai ndër të tjera.

Dorëheqje dha edhe aktivisti Ermir Mulaj.

Ai akuzoi disa persona në qendrën e Lëvizjes në Prishtinë për përçarje të aktivistëve.

“Pushteti qendror, si duket, i përkëdheli më shumë sepse ata ardhacakët ishin më të dobishëm, ndoshta sepse kishin thyerje më parë dhe ishin servilë. Kështu, në Lëvizje tani po hynin në punë ca servilë, ndërsa aktivistët e vërtetë, që dhanë gjithçka nga vetja, u nëpërkëmbën. Zëri i tyre nuk dëgjohej më”, shkroi Mulaj ndër të tjera.

Ndërsa Jeton Ismaili përmes një njoftimi në Facebook u shpreh i zhgënjyer me udhëheqjen në këtë parti.

“Arsyet kryesore që na çuan drejt këtij vendimi janë si më poshtë:

1. **Nepotizmi** – Kemi vërejtur se në vend të meritokracisë dhe përfshirjes së të gjithë anëtarëve në vendimmarrje, po promovohet nepotizmi dhe interesat personale mbi ato të kolektivit. Kjo është krejtësisht në kundërshtim me parimet për të cilat kemi luftuar.

2. **Mosmirënjohja dhe anashkalimi** – Kontributet tona dhe të shumë anëtarëve të tjerë janë shpërfillur dhe anashkaluar vazhdimisht. Përkundër përkushtimit tonë të vazhdueshëm, përfaqësuesit kryesorë të Qendrës nuk kanë treguar asnjë shenjë mirënjohjeje apo respekti ndaj angazhimeve tona.

3. **Përvetësimi** – Përfaqësuesit aktualë kanë krijuar një kulturë të përvetësimit të punës së kolektivit për përfitime personale, duke u distancuar nga fryma bashkëpunuese dhe duke e kthyer udhëheqjen në një mekanizëm të mbyllur dhe të centralizuar.

4. **Fyerja e dinjitetit dhe përjashtimi** – Anëtarët janë përballur me fyerje dhe shkelje të dinjitetit të tyre personal. Të anashkaluar dhe të shpërfillur, kemi qenë dëshmitarë të një klime të mbyllur dhe jo përfshirëse, ku vetëm një rreth i ngushtë njerëzish vendosin për gjithçka”, shkroi ai mes tjerash/PERISKOPI/

Post Views: 280

Poste të ngjashme

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

18/07/2025, 22:51

  Artisti nga Kosova ka shënuar një sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të artit bashkëkohor, duke u përzgjedhur si...

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

18/07/2025, 22:42

  Në një akt human dhe fisnik, dy familje kanë zgjatur dorën e pajtimit dhe vendosin të mbyllin një plagë...

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

18/07/2025, 19:16

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën video:???? https://www.facebook.com/share/v/1G7fLKjpov/?mibextid=wwXIfr

Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

18/07/2025, 19:13

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident trafiku në Prishtinë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

18/07/2025, 18:37

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Prishtinë më saktësisht në lagjen Kalabria. Nga pamjet e siguruara nga...

Lajmi i fundit

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

18/07/2025, 22:51
Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

18/07/2025, 22:42
Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

18/07/2025, 19:16
Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

18/07/2025, 19:13
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv