Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka fshirë një postim të saj në “X”, ku në një video shfaqej Kosova si pjesë e Serbisë.
Pas asaj videoje ajo mori reagime të shumta, përfshirë një nga Doris Pack, ish-eurodeputete.
“Ku është shteti i Kosovës”, kishte pyetur ajo.
Atë video von der Leyen e kishte publikuar me rastin e hyrjes së Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Schengen.