https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Votimi i fshehtë e ndërpret seancën – Kuvendi jep sqarime

Votimi i fshehtë e ndërpret seancën – Kuvendi jep sqarime

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e seancës konstituive, pasi nuk u arrit dakordësi për mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në nisje të seancës, kryesuesi Avni Dehari theksoi nevojën për të zhbllokuar procesin, duke iu referuar aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, konkretisht paragrafit 124, sipas të cilit, votimi për kryeparlamentarin mund të bëhet në mënyrë të hapur, të fshehtë apo në ndonjë formë tjetër të përcaktuar.

Bazuar në këtë, Dehari propozoi që votimi të bëhet përmes fletëvotimeve fizike dhe në mënyrë të fshehtë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Me këtë propozim, ai ftoi partitë që të emërojnë anëtarët e tyre në komisionin e votimit.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi deputetin Hekuran Murati si anëtar të këtij komisioni. Megjithatë, partitë opozitare – PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – e kundërshtuan këtë mënyrë të votimit dhe refuzuan të marrin pjesë në përbërjen e komisionit.

Nga komuniteti turk, deputetja Fidan Jilta (KDTP) u propozua si përfaqësuese, ndërsa kryesuesi Dehari lexoi emrat e përfaqësuesve të tjerë nga komunitetet jo shumicë, përfshirë Elbert Krasniqin, Emilija Rexhepin, Nenad Rashiqin, Rasim Demirin, Veton Berishën, Duda Baljen, Artan Asllanin, Adem Hoxhën dhe Albert Kinollin.

ADVERTISEMENT

Pas votimit për përbërjen e komisionit, u raportua se 55 deputetë votuan për, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës në komision dhe tensioneve të krijuara rreth mënyrës së votimit, seanca u ndërpre dhe është paralajmëruar të vazhdojë të shtunën, më 3 maj, në ora 10:00.

Poste të ngjashme

Aksident i rëndë: Vetura godet këmbësorin në vendkalimin për këmbësorë në rrugën “De Rada” (Pamje +18)

Aksident i rëndë: Vetura godet këmbësorin në vendkalimin për këmbësorë në rrugën “De Rada” (Pamje +18)

23/11/2025, 21:49

Aksident i rëndë: Vetura godet këmbësorin në vendkalimin për këmbësorë në rrugën “De Rada” në Prizren Video: https://www.facebook.com/reel/856934410172148

Shpejtim Bulliqi përkujton Xhemail Mustafën në 25-vjetorin e vrasjes së tij

Shpejtim Bulliqi përkujton Xhemail Mustafën në 25-vjetorin e vrasjes së tij

23/11/2025, 17:57

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka kujtuar sot me nderim dhe pietet të thellë veprimtarin e çështjes kombëtare, publicistin dhe...

Doruntine Maloku rikthen kujtimin e fundit me Xhemail Mustafën: “Atë ditë m’u duk se Babi u vra për së dyti

Doruntine Maloku rikthen kujtimin e fundit me Xhemail Mustafën: “Atë ditë m’u duk se Babi u vra për së dyti

23/11/2025, 17:31

Doruntine Enver Maloku ka ndarë një rrëfim të fuqishëm dhe emocional për momentet e fundit kur kishte takuar Xhemail Mustafën,...

Abdixhiku kujton Xhemail Mustafën: Ideali i tij mbetet gurëthemel i Republikës

Abdixhiku kujton Xhemail Mustafën: Ideali i tij mbetet gurëthemel i Republikës

23/11/2025, 11:56

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Xhemail Mustafën, në 25-vjetorin e vrasjes së tij. Abdixhiku tha...

25 vjetori i vrasjes së Xhemajl Mustafës, Osmani: Plagët e së kaluarës nuk mbyllen pa drejtësi

25 vjetori i vrasjes së Xhemajl Mustafës, Osmani: Plagët e së kaluarës nuk mbyllen pa drejtësi

23/11/2025, 10:31

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar Xhemajl Mustafën, veprimtarin e LDK-së dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt...

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë: Vetura godet këmbësorin në vendkalimin për këmbësorë në rrugën “De Rada” (Pamje +18)

Aksident i rëndë: Vetura godet këmbësorin në vendkalimin për këmbësorë në rrugën “De Rada” (Pamje +18)

23/11/2025, 21:49
Shpejtim Bulliqi përkujton Xhemail Mustafën në 25-vjetorin e vrasjes së tij

Shpejtim Bulliqi përkujton Xhemail Mustafën në 25-vjetorin e vrasjes së tij

23/11/2025, 17:57
Doruntine Maloku rikthen kujtimin e fundit me Xhemail Mustafën: “Atë ditë m’u duk se Babi u vra për së dyti

Doruntine Maloku rikthen kujtimin e fundit me Xhemail Mustafën: “Atë ditë m’u duk se Babi u vra për së dyti

23/11/2025, 17:31
Abdixhiku kujton Xhemail Mustafën: Ideali i tij mbetet gurëthemel i Republikës

Abdixhiku kujton Xhemail Mustafën: Ideali i tij mbetet gurëthemel i Republikës

23/11/2025, 11:56
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv