Një ngjarje tronditëse familjare ka ndodhur sot në mëngjes në qytetin e Prizrenit, raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Një shtetas turk ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare me thikë. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi.
“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.
Bytyçi tha dyshohet se burri ka therur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat.
Po ashtu, ai tha se edhe vajza tjetër 10 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
I dyshuari tashmë është arrestuar.