https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vrasja e gruas shtatzënë, Haxhiu paralajmëron dorëheqje e shkarkime

Vrasja e gruas shtatzënë, Haxhiu paralajmëron dorëheqje e shkarkime

Krimi monstruoz ndaj gruas shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Hamide Magashi, e cila dyshohet se u vra nga ish bashkëshorti i saj, Sokol Halili, ka bërë që sot të mblidhet grupi i ngushtë ndërministror për raportim për së afërmi me secilin veprim instituticional për rastin, raporton Gazeta Sinjali.

Pas mbledhjes, për media është deklaruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se vrasja e dyshimtë është papërgjegjësi e institucioneve dhe papërgjegjësi e prokurorit të rastit, meqë viktima edhe më herët kishte denoncuar dhunën në Polici, por që i dyshuari ishte liruar në procedurë të rregullt.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Haxhiu ka thënë se rasti tragjik i mbrëmshëm, tregon që duhet ende shumë punë për të bërë, teksa tha se në momentin që dëshmohet se institucionet kanë dështuar ta mbrojnë viktimën, do ketë dorëheqje e shkarkime të personave përgjegjës.

“Kemi diskutuar për veprimet institucionale për këtë rast. Sikur Prokuroria të ishte në krye të detyrës, rasti do të ishte parandaluar. Ky rast i rëndë, kjo vrasje e dyfishtë sepse u vra gruaja dhe foshnja, na tregon që edhe përkundër veprimeve që kemi marrë, kemi shumë punë për të bërë. Rasti i mbrëmshëm nuk guxon të na zmbraps, por duhet të na bëjë të punojmë edhe më fortë. As Gjykata as Prokuroria nuk ishin të pranishme në takimin e sotëm. Duhej të kishin më shumë ndërgjegje morale e profesionale. S’kam koment për veprimet e tyre. Në momentin që të verifikohet dështimi institucional, hallka që ka dështuar, personat përgjegjës do të japin dorëheqje. Të gjithë ne kemi përgjithësi. Ju garantoj që nëse ka dështu, do të ketë dorëheqje, do të ketë shkarkim. Edhe më herët është kërkuar por nuk ka pasur dorëheqje. Sot nuk kemi asnjë dorëheqje asnjë shkarkim, këto mosveprime, kjo neglizhencë po i inkurajojnë vrasësit. Nuk kemi asnjë dorëheqje nga prokurorët, gjyqtarët për këto raste. Kur po vriten gratë, po kërkohet nga ministrja e Drejtësisë të shkarkohen prokurorët dhe gjyqtarët. Ministria nuk ka te drejtë të shkarkojë. Reforma në drejtësi pritet të votohet në Kuvend. Secili qe nuk e ka kryer detyrën, më e vogla është dorëheqja”, tha Haxhiu.

Ndryshe, Hamide Magashi, 35-vjeçare, ka mbetur e vrarë mbrëmë para dyerve të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë ku ajo ishte e shtrirë për shkak se ishte në javën e fundit të shtatzënisë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ish bashkëshorti i saj, Sokol Halili, dyshohet se shkrepi armën drejt viktimës, duke e lënë atë të vdekur në vend.

ADVERTISEMENT

Halili menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur me veturën e tij Opel Astra me targa 05-450-BC dhe i njëjti është shpallur në kërkim policor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Poste të ngjashme

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

30/01/2026, 9:51

Dy mësimdhënës janë përfshirë në një përleshje fizike dje në një shkollë të mesme në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur rreth...

Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr

Këto vende në Podujevë do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në sistemin energjetik

30/01/2026, 8:55

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 30.01.2026, do të kryhen punime...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

30/01/2026, 8:38

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth...

Numërohen mbi 94% e kutive, sot pritet të mbyllet procesi

Numërohen mbi 94% e kutive, sot pritet të mbyllet procesi

30/01/2026, 8:05

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ...

Parashikimi i motit për sot: Kryesisht i vranët me riga shiu dhe temperatura deri në 9°C

Parashikimi i motit për sot: Kryesisht i vranët me riga shiu dhe temperatura deri në 9°C

30/01/2026, 7:54

Sot, moti do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona priten riga të dobëta shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik...

Lajmi i fundit

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

30/01/2026, 9:51
Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr

Këto vende në Podujevë do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në sistemin energjetik

30/01/2026, 8:55
Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

30/01/2026, 8:38
Numërohen mbi 94% e kutive, sot pritet të mbyllet procesi

Numërohen mbi 94% e kutive, sot pritet të mbyllet procesi

30/01/2026, 8:05
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv