https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vrasja e trefishtë në Gjilan: Ministria e Drejtësisë kërkon masa – KPK hesht ndaj kërkesës

Vrasja e trefishtë në Gjilan: Ministria e Drejtësisë kërkon masa – KPK hesht ndaj kërkesës
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka thënë se nuk komenton deklaratat apo thirrjet e ekzekutivit. Kjo pas thirrjes së Ministrisë së Drejtësisë që i ka bërë KPK-ja dhe KGHK-së pas vrasjes së trefishtë në Gjilan, për nisjen e procedurave disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të përfshirë.

Në një përgjigje për KosovaPressin, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka thënë se “është i përkushtuar të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore që janë në fuqi”.

“Ju njoftojmë se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) është institucion i pavarur dhe nuk komenton deklaratat apo thirrjet e ekzekutivit. KPK-ja është i përkushtuar të veprojë gjithmonë në përputhje me kompetencat ligjore që janë në fuqi dhe në harmoni me procedurat e përcaktuara, duke garantuar respektimin e pavarësisë institucionale dhe parimeve të drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e Këshillit Prokurorial (KPK).

Dy prej të dyshuarve për vrasjen në Gjilan – Mefail dhe Edonis Shkodra – kanë qenë në paraburgim në të kaluarën dhe më pas janë liruar me dorëzani me vendim të gjykatës pas një kërkese të Prokurorisë Speciale.

Kjo ka bërë që të ketë kritika të mëdha për sistemin e drejtësisë në vend.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Ky vendim është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm, sidomos duke pasur parasysh që të dy të dyshuarit ishin subjekt i hetimeve për vepra të rënda penale si fajdeja dhe detyrimi. Lirimi i tyre përbën një neglizhencë të rëndë institucionale dhe ka prodhuar pasoja tragjike e të pariparueshme. Ministria e Drejtësisë i bën thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe atij Gjyqësor, që të nisin menjëherë procedurat disiplinore ndaj të gjithë prokurorëve e gjyqtarëve që kanë qenë të përfshirë. Përgjegjësia ligjore, institucionale dhe morale duhet të jetë e plotë dhe e pakompromis”, ka reaguar Ministria e Drejtësisë pas vrasjes së trefishtë.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë, Mefail Shkodra është person me të kaluar penale, përfshirë edhe në fajde. Ai me dy djemtë e tij është në arrati, ndërkohë që autoritet vendore po vazhdojnë me kërkimet.

Vendi ynë u trondit nga pesë vrasje vetëm brenda dy ditësh. Një vrasje e trefishtë në Gjilan e një tjetër në Prizren ndodhën të dielën e 10 gushtit. Ndërkaq të hënën, u raportua edhe për një tjetër vrasje në Hajvali të Prishtinës.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29

Në pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur të lënduar tre persona. Këtë e...

Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), punon vetëm gjatë ditës. Kështu ka bërë të ditur për...

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14

Një shtyllë ka rënë mbi një veturë këtë të enjte në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te Parku Industrial në Drenas. Sipas...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44

Në fshatin Studençan të Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29
Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18
Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv