Sulmoi tre zyrtar policor në stacion, qytetari dërgohet në mbajtje
Policia ka njoftuar se në Kaçanik pasi një qytetar ishte dërguar në stacion policor është paraqitur edhe një i dyshuar...

Policia ka arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e 58-vjeçarit që ka ndodhë me 26 mars në fshatin Dumnicë të Podujevës.
Bëhet fjalë për arrestimin e 35-vjeçarit me inicialet B.S, dhe 22-vjeçarit me inicialet I.S. Për këtë të parin, Prokuroria ka paraqitë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
Këtë informacion e dha për Gazetën Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Lidhur me këtë rast, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.S., për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas KPRK-së, ndërsa hetimet do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në drejtim të pandehurit I.S.,”, tha Ulaj.
Tutje, e njejta shtoi se motivi i vrasjes mbetet i panjohur aktualisht.
“Aktualisht, motivi i kryerjes së këtij akti mbetet i panjohur, derisa në koordinim me Policinë janë duke vazhduar hetimet deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështjeje”, përfundoi ajo.
Të dyshuarit, fillimisht janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit.
Policia ka njoftuar se në Kaçanik pasi një qytetar ishte dërguar në stacion policor është paraqitur edhe një i dyshuar...
Dy komisione të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhjet e radhës. Në orën 11:00, Komisioni për Integrime Evropiane...
Ekipet e mjekësisë familjare dhe ato stomatologjike po vijojnë me vizitat sistematike, sipas protokolleve përkatëse, për nxënësit e klasave...
Mediumi pretigjioz britanik BBC, të veçantë rrugëtimit të Kombëtares së Kosovës në përpjekjen për një kualifikim historik në Kupën e...
Një incident i rëndë sapo ka ndodhur pak minuta para nisjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë, ku disa tifozë...