https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vrasja në Interex në Podujevë/ rrëfehet gruaja e viktimës, tregon si ndodhi gjithë ngjarja

I dyshuari kryesor për vrasjen në Podujevë ende i paidentifikuar nga Policia

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot është duke u mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarit për vrasje të rëndë në Podujevë, Arsim Syla.  Sot, Lirie Sylejmani, gruaja e viktimës i është përgjigjur pyetjeve të prokurorisë dhe avoktit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Me 11 shtator 2023 jemi kanë duke e regjistru djalin në kopsht me bashkëshortin dhe me djalë. Djali ateherë ka qenë 4-vjeçar. Pastaj pasi kemi përfundu kemi shku në supermarketin Interex në Podujevë në rrugën “Zahir Pajaziti” për të blerë gjëra ushqimore. Kemi qenë tek sektori i qumështit dhe për pak sekonda ndodhi vrasja, plagosja ime. Mbrapa shpinës. Pa qenë ne dijeni se çka po ndodhte, kam dëgju krisma shumë të mëdha. Momentin që e kam kthy krytë mbrapa Valmiri veç ka qenë i shtrirë në tokë. Në ato momente mendova për djalin, sepse ishte shumë e rëndë për të dhe për disa çaste më lëshuan këmbët. Afër meje ishte Enesi (djali) dhe më nuk e kam parë Valmirin”, tha gruaja e viktimës.

Unë jam goditur në bark, në zonën abdominale në zonën e majt”, shtoi ai.

“Unë nuk kam e kuptuar dhe kisha dasht të dijë arsyen se pse kjo ka ndodh. Valmiri nuk ka pas asnjë kontakt me të dyshuarin”, shtoi ajo, transmeton IndeksOnline.

Po unë e kam pa personin që shkrepi në drejtim të burrit tim, mund ta identifikojë. Në ato momente jo se kam ditë kush është, sepse ka qenë fytyrë e panjohur si për mua njejtë edhe për Valmirin”, theksoi ajo.

Tutje me pyetjet e tij ka vazhduar edhe avokati i palës mbrojtëse, Rifat Bllata. Gjatë gjithë dëshmisë, gruaja e të ndjerit nuk i ndalte lotët.  Bllata tha se aktakuza ka prova të mjaftueshme se i akuzuari ka kryer veprën penale, vrasje e rëndë.

Nga ana tjetër avokati i të akuzuarit, Besnik Berisha tha se i akuzuari nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, dhe se asnjëherë nuk ka pasur problem me ligjin dhe drejtësinë.

“Çështja që keni para vetës, nuk është e komplikuar as nga cilësia e tyre, sepse ju nuk do ta keni objekt të provuarit nëse ka ndodh tani vrasja e të ndjerit Valmir Breznica, sepse janë faktë të pakontestueshme. Objekt i shqyrtimit do të jetë nëse Arsim Syla kishte marrë pjesë direkt në privimin e të ndjerit. Prokuroria do të mundohet të ju bind se ka porositur djalin e tij, për ta privuar nga jeta tani më të ndjerin Arsim Syla. Veprimet e djalit ishin në pamundësi të kontrollit, ai nuk ishte as fizikisht në vendin ku ndodhi vrasja. Do të provohet që Arsim Syla është prind e familjar i përgjegjshëm, i pa dënuar.”, ka thënë Berisha.

“Do të provohet se i mituri kishte ardhur për qëllim tjetër në Kosovë, për ta takuar të dashurën e tij, e se në mëngjesin e datës 11 shtator 2023 ai vërtetë ishte takuar me të dashurën e tij dhe pasi Arsimi kishte përfunduar takimin me axhën dhe vëllain e tij shkojnë në qendrën tregtare në interex për të darkuar”, ka vlerësuar tutje Berisha

Sipas tij, Arsim Syla në ngjarjen e ditës kritike e kuptoi pasi ndodhi rasti, dhe për këtë do të dëshmohet nga dëshmitarët. “Nuk ka prova që e implikojnë në këtë krim.”, shtoi tutje Berisha.

ADVERTISEMENT

“Arsim Syla duhet të lirohet, Prokuroria ka dështuar që ta provojë implikimin e tij sic parafrazojnë më aktakuzë”, përfundoi ai.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 18 mars 2024, kishte ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit Arsim Syla, pasi që i njëjti me qëllim të hakmarrjes, për shkak të një konflikti që kishte pasur më herët, gjatë vitit 2022, me tani të ndjerin V.B dhe Sh.R, i pandehuri kishte porositur djalin e tij të mitur L.S, që ta privojë nga jeta tani të ndjerin V.B.

Tutje, në aktin akuzues thuhet se më 11 shtator 2023 i pandehuri Syla me djalin e tij të mitur L.S, kishin shkuar në kafiterinë e marketit ‘Interex’ në Podujevë, ku rreth orës 12:19, kishin vërejtur të ndjerin V.B, duke hyrë në market bashkë me bashkëshorten e tij, të dëmtuaren L.S dhe fëmijen e tyre. Sipas aktakuzës i pandehuri Syla me djalin e tij L.S, dalin nga restauranti, ku Syla e orienton të miturin L.S në drejtim të të ndjerit V.B, i cili vihet në ndjekje të tij, ndërsa i pandehuri Syla vazhdon për të dalë nga objekti dhe në momentin kur i ndjeri V.B bashkë me bashkëshorten e tij L.S dhe fëmijën e tij arrijnë tek sektori i produkteve të qumështit, i mituri L.S i afrohet nga mbrapa dhe fillimisht shtënë dy herë në drejtim të të ndjerit V.B.

I njëjti duke e qëlluar në shpinë dhe qafë, njëra nga predhat e tejshkon trupin e tani të ndjerit V.B dhe e qëllon edhe të dëmtuaren bashkëshorten e tij, L.S, e cila fillimisht kishte filluar të ikë në momentin kur kishte dëgjuar krismën, ndërsa i mituri L.S nga çanta kishte nxjerrë revolen tjetër me të cilën qëllon edhe katër herë në kokën e tani të ndjerit V.B, i cili tanimë ishte i shtrirë në tokë.

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

Si pasojë e këtyre të shtënave nga arma i zjarrit, i ndjeri V.B, vdes në vendin e ngjarjes ndërsa e dëmtuara L.S, dërgohet në QKUK nga plagët e rënda që ka pësuar menjëherë pas të shtënave.

Kurse, i mituri L.S., me shpejtësi kishte dalur nga ‘Interex’ duke u larguar në këmbë në drejtim të panjohur, ndërsa i pandehuri Syla ishte ofruar tek vetura e tipit ‘Mercedes E200’, të cilën e kishte parkuar përballë ‘Interex’ dhe kishte shkuar në shtëpinë e tij në fshatin Gllamnik në Podujevë, ku edhe ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, ishin gjetur dhe sekuestruar, një pistoletë dhe një pushkë gjuetie me dylbi me leje për mbajtje, me 62 fishekë të pistoletës si dhe 20 fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 2 antiplumba.

Post Views: 2,118

Poste të ngjashme

Krasniqi ia pren Kurtit: S’ke nevojë me më dërgu letra, s’ka koalicion mes nesh

Krasniqi ia pren Kurtit: S’ke nevojë me më dërgu letra, s’ka koalicion mes nesh

15/05/2025, 21:27

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në DebatPlus i ka dërguar mesazh kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit që mos t’i çoi...

Krenohet Peci: Jam ministri me më së shumti besim e vota – Kerquki: I ke falë Albin Kurtit, mos e mbaj këtë barrë

Krenohet Peci: Jam ministri me më së shumti besim e vota – Kerquki: I ke falë Albin Kurtit, mos e mbaj këtë barrë

15/05/2025, 21:21

Në emisionin Pressing në T7, ku i ftuar është ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, i cili thotë se...

Hajnat ia vjedhin veturën 48-vjeçarit nga oborri i shtëpisë në Klinë, kërkon ndihmën e Policisë

Thyhet vetura – vidhen para, dokumente dhe sende personale

15/05/2025, 21:07

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Shpëtim Robaj” në kryeqytet, ku persona të...

Lionel Messi rikthehet te kombëtarja e Argjentinës

Lionel Messi rikthehet te kombëtarja e Argjentinës

15/05/2025, 17:10

Nëntë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi është rikthyer te kombëtarja e Argjentinës, pasi mungoi në grumbullimin e...

LDK dënon sulmet e grupeve kriminale në veri: Të ndalen menjëherë

LDK pas mbledhjes së kryesisë: Çdo vonesë në ndërtimin e institucioneve është dëm për interesin e qytetarëve dhe cenon rëndë rendin kushtetues institucional të vendit

15/05/2025, 17:07

Gjatë ditës së sotme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë. Kjo mbledhje ka ardhur pas një takimi...

Lajmi i fundit

Krasniqi ia pren Kurtit: S’ke nevojë me më dërgu letra, s’ka koalicion mes nesh

Krasniqi ia pren Kurtit: S’ke nevojë me më dërgu letra, s’ka koalicion mes nesh

15/05/2025, 21:27
Krenohet Peci: Jam ministri me më së shumti besim e vota – Kerquki: I ke falë Albin Kurtit, mos e mbaj këtë barrë

Krenohet Peci: Jam ministri me më së shumti besim e vota – Kerquki: I ke falë Albin Kurtit, mos e mbaj këtë barrë

15/05/2025, 21:21
Hajnat ia vjedhin veturën 48-vjeçarit nga oborri i shtëpisë në Klinë, kërkon ndihmën e Policisë

Thyhet vetura – vidhen para, dokumente dhe sende personale

15/05/2025, 21:07
Lionel Messi rikthehet te kombëtarja e Argjentinës

Lionel Messi rikthehet te kombëtarja e Argjentinës

15/05/2025, 17:10
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv