https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vrasja në oborrin e QKUK-së, avokatët: Duhet ashpërsuar politika ndëshkimore kundër autorëve të krimeve të rënda

Sot i jepet lamtumira e fundit gruas shtatzënë që u vra para QKUK-së
Share on FacebookShare on Twitter

Ligjet e miratuara në Kosovë parashohin dënime të ashpra dhe të rënda për çdo vepër penale të dhunës në familje. Mirëpo problemi qëndron në zbatimin e ligjeve dhe mbikëqyrjen e tyre.

Kështu vlerësojnë edhe avokatët të cilët kanë komentuar vrasjet e fundit të grave në vend nga bashkëshortët e tyre.

Avokatja Saranda Keqekolla – Sadiku në një prononcim për Telegrafin tha se nëse çdo profesionist do të bëjë punën si duhet dhe të jetë efikas, atëherë numri i vrasjeve të grave do të ishte më i ulët.

“Vrasje të grave nga bashkëshortët ka pasur edhe më herët por dallimi është se tani kemi shtet, kemi ligje dhe institucionet kompetente me njerëz të profilizuar për dhunë në familje. Mendoj se po që se çdonjëri prej tyre do ta bëjë punën si duhet, të jetë efikas, të trajtohen shpejt rastet, numri i vrasjeve të grave do të jetë më i ulët”, ka thënë Keqekolla-Sadiku

Saranda Keqekolla – Sadiku, avokate

Sipas saj, edhe me Kodin Penal të Kosovës dhe ligjin “Dhuna në familje” parashihen dënime mjaft të rënda.

Por sipas saj problem është që praktika gjyqësore, e cila nuk shqipton dënime aq të rënda.

“Kur kemi edhe lëndime të rënda apo vrasje ata do të ndiqen penalisht për dy veprat dhe raporti familjar do të jetë rrethanë rënduese”, tha avokatja.

Dënimet për dhunën në familje sipas saj deri tash kanë qenë të ulëta.

“Nga përvoja ime dënimet kanë qenë: 5 muaj me burg, 1 vit me kusht, etj, pra relativisht dënime të ulëta”, theksoi avokatja.

Ndërkaq, për rastin tragjik në QKUK avokatja Keqekolla-Sadiku tha se nuk ishte e mjaftueshme vetëm urdhër- mbrojtja.

ADVERTISEMENT

“Rasti i së mërkurës kur kemi një viktimë… ligjvënësi ka pasur kujdes të shtuar për fëmijët, gratë shtatzëna, personat me aftësi të kufizuar dhe nuk është e mjaftueshme urdhër mbrojte sepse ajo nuk të ofron mbrojtje fizike do të thotë është një vendim gjykate ku po që se viktima nuk e njofton policinë se kryesi i dhunës nuk e ka respektuar vendimin e gjykatës, policia edhe nuk ka si ta dijë”, tha ajo.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndërkaq, Keqekolla-Sadiku po ashtu theksoi se duhet shikuar edhe se si është raportuar rasti në polici dhe se sa është vlerësuar rrezikshmëria e rastit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Këtu duhet të shikohet se si është raportuar rasti në polici, sa është vlerësuar rrezikshmëria e rastit, si është marr vendimi që kryesi i dhunës në fjalë të mbetet në liri, dhe urdhër mbrojtja të jetë masë e mjaftueshëm, dhe po që se ka pas lëshime nga institucionet atëherë duhet të merren masa ndaj tyre dhe personat kompetent të ndëshkohen në mënyrë që edhe institucionet të vetëdijesohen se pozita që mbajnë është e shenjtë dhe për të njëjtën duhet edhe të japin përgjegjësi e jo vetëm të zënë vendet e pozitat e tyre”, tha ndër të tjera avokatja, Saranda Keqekolla – Sadiku.

Edhe avokati Musa Damati për Telegrafin ka thënë se vala kriminale e vrasjeve ndaj grave në Kosovë është krim i papranueshëm dhe akt makabër i cili duhet të ndalohet.

“Vala kriminale e vrasjeve ndaj grave në Kosovë është krim i papranueshëm dhe akt makabër i cili duhet të ndalohet. Shoqëria duhet të bashkohet në luftën tonë të përbashkët kundër krimit, dhe të marrë mbështetje nga të gjitha segmentet shoqërore, duke ashpërsuar edhe politikën ndëshkimore kundër autorëve të krimeve të rënda. Kodi Penal për veprat penale të vrasjeve të rënda me paragrafët vijues përcakton sanksion penal nga së paku 10 vite deri në burgim të përjetshëm.

Ai theksoi se urdhri mbrojtës i cili lëshohet nga gjykatat në parim përbën kufizime të mjaftueshme për të siguruar jetën dhe trupin e viktimës së dhunës në familje.

Sipas tij, problemi dhe skandali qëndron në moszbatueshmërinë adekuate nga organet zbatuese të ligjit, pra jo profesionalizmi në zbatimin e urdhrit mbrojtës.

“Urdhri mbrojtës i cili lëshohet nga gjykatat në parim përbën kufizime të mjaftueshme për të siguruar jetën dhe trupin e viktimës së dhunës në familje, por problemi dhe skandali qëndron në moszbatueshmërinë adekuate nga organet zbatuese të ligjit, pra jo profesionalizmi në zbatimin e urdhrit mbrojtës, dhe mungesa e kapaciteteve për sundim të ligjit në Kosovë, po e shkatërron strukturën tonë të ndërtimit shtetëror dhe po krijon pasiguri të lartë te qytetarët e Kosovës”, tha ai duke shtuar se “ Mendoj se më shumë se kurrë vendi ynë ka nevojë për njerëz të zotë dhe të ndërgjegjshëm profesionalisht, të cilët e mbrojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës, duke garantuar njëkohësisht sundim të plotë të ligjit në Republikën e Kosovës”.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Neni 248 Dhuna në familje:

  • “Kushdo që e kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik, psikologjik ose ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënieje familjare, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në 3 (tre) vjet.
  • Kur çfarëdo vepre në Kodin Penal kryhet brenda marrëdhënies familjare, do të konsiderohet si rrethanë rënduese.
  • Çdo anëtar i familjes që ushtron dhunë ose keqtrajtim fizik, psikologjik, seksual ose ekonomik ndaj anëtarit tjetër të familjes së tij/saj, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet.
  •  “Marrëdhënia familjare” për nevojat e kësaj dispozite është në përputhshmëri me përkufizimin në nenin 113 të këtij kodi.
  • Dhuna në familje, dhuna fizike, psikologjike, seksuale dhe ekonomike, për nevojat e këtij kodi do të jetë e njëjtë siç është përkufizuar ne dispozitën e nenit 2, nën paragrafi 1.2. të Ligjit nr. 03/L-182 për mbrojtje nga Dhuna në Familje. /Telegrafi/

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy aksidente brenda pak orësh në të njëjtin lokacion në Peran të Podujevës

08/11/2026, 20:35

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur brenda pak orësh në të njëjtin lokacion, në fshatin Peran të Podujevës. IndeksOnline ka siguruar...

“Dil në punë nëse guxon, të ruaj me kallash” – kërcënohet kryetari i Vitisë, arrestohet 45-vjeçari pas videove në TikTok

“Dil në punë nëse guxon, të ruaj me kallash” – kërcënohet kryetari i Vitisë, arrestohet 45-vjeçari pas videove në TikTok

08/11/2026, 19:36

Kërcënime serioze ndaj kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, janë publikuar në rrjetin social TikTok, ku një person ka...

Dyshohet se shpërlanë mbi 1 milion euro, policia arreston dy persona – njëri zyrtar i ATK-së

Nga ahengu familjar në polici, arrestohet një person për të shtëna me armë

08/11/2026, 10:05

Është arrestuar një i dyshuar në Shtime pasi në një aheng familjarë kishte shtënë me armë zjarri. Policia në raportin...

Sulm me thikë para një shtëpie në Malishevë, një person përfundon në spital – arrestohet shtetasi gjerman

Sulm me thikë para një shtëpie në Malishevë, një person përfundon në spital – arrestohet shtetasi gjerman

08/11/2026, 9:53

Një përleshje mes dy personave në fshatin Bellanicë të Malishevës ka përfunduar me përdorimin e thikës dhe lëndimin e të...

12-vjeçari sulmohet nga qentë në Podujevë, policja sulmohet nga një grua teksa po hetonte rastin

12-vjeçari sulmohet nga qentë në Podujevë, policja sulmohet nga një grua teksa po hetonte rastin

07/11/2026, 9:21

Një fëmijë 12-vjeçar është sulmuar nga disa qen në Podujevë, të premten, më 6 nëntor, rreth orës 16:20. Sipas raportit...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy aksidente brenda pak orësh në të njëjtin lokacion në Peran të Podujevës

08/11/2026, 20:35
“Dil në punë nëse guxon, të ruaj me kallash” – kërcënohet kryetari i Vitisë, arrestohet 45-vjeçari pas videove në TikTok

“Dil në punë nëse guxon, të ruaj me kallash” – kërcënohet kryetari i Vitisë, arrestohet 45-vjeçari pas videove në TikTok

08/11/2026, 19:36
Dyshohet se shpërlanë mbi 1 milion euro, policia arreston dy persona – njëri zyrtar i ATK-së

Nga ahengu familjar në polici, arrestohet një person për të shtëna me armë

08/11/2026, 10:05
Sulm me thikë para një shtëpie në Malishevë, një person përfundon në spital – arrestohet shtetasi gjerman

Sulm me thikë para një shtëpie në Malishevë, një person përfundon në spital – arrestohet shtetasi gjerman

08/11/2026, 9:53
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv