Podujevë, 21 tetor 2025 – Rreth orës 14:53, policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, të gjithë meshkuj kosovarë, nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje pas një mosmarrëveshjeje, e cila lidhet me rastet e vrasjes në tentativë, armëmbajtjes pa leje dhe pjesëmarrjes në rrahje.
Njësitet policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer bastisje në dy lokacione – në shtëpitë e të dyshuarve. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:
një pistoletë me 50 fishekë, dy karikatorë të AK-47 me 45 fishekë, dhe në lokacionin e dytë, 10 fishekë të armës së shkurtë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje pas intervistimit.