Policia e Kosovës po heton një rast të vrasjes në tentativë në Prishtinë, ku një person ka raportuar se një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri drejt tij, derisa ishte në veturë.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:00, ku viktima së bashku me dy pasagjerë, po lëviznin me veturë, derisa një i dyshuar po ashtu me veturë, ka shtënë me armë zjarri drejt tyre dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja.
“lënduar nuk ka, përveç dëmeve materiale, lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin policor./Koha