https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vuçiq kundërshton Parisin e Berlinin me një plan të vetin

Vuçiq kundërshton Parisin e Berlinin me një plan të vetin
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Kurti tha se po niset drejt Parisit me dy propozime në çantë, njërin të Kosovës me të cilin kërkohet njohja e Serbisë dhe planin frako gjerman që ia kanë dorëzuar këto zyrtarët e këtyre dy vendeve. Pala serbe publikisht thotë se plani franko gjerman është i papranueshëm por dje Vuciq zbuloi se ndërmjetësve ua ka çuar një draft të Serbisë, si kundër reagim ndaj propozimit të tyre. Më shumë detaje rreth kësaj s’ka dhënë.

Dy qendrat evropiane, Berlini dhe Parisi me qëllim të avancimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje në mes të dy shteteve kanë bashkuar forcat edhe një herë përmes një plani të përbashkët i cili po quhet propozimi franko-gjerman.

Një propozim i tillë iu është dhënë Prishtinë dhe Beogradit dhe për të njëjtin Kurti dhe Vuçiq është dashur që të kthejnë përgjigje.

Lidhur me këtë ka folur dje presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic pas takimit që ka pasur me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Kreu i shtetit serb ka bërë me dije se propozimit franko-gjerman i është përgjigjur me një “non-paper”, derisa s’ka dhënë detaje për përmbajtjen.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ndërkohë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në orët e vona të së mërkurës përmes një video adresimi në ‘facebook’ ka bërë me dije se drejt Parisit po niset me dy propozime. Njëri ai që vetë Kurti e ka bërë për kornizën e përgjithshme dhe tjetri plani franko-gjerman, plan të cilin kreu i Qeverisë së Kosovës po e konsideron si bazë të mirë për diskutime të mëtejshme.

“I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, kishte njoftuar Kurti para nisjes për Paris.

ADVERTISEMENT

Lidhur me propozimet e palëve të enjten në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur Përfaqësuesi Special i Departamentit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Escobar ka thënë se është ende të peshohen përgjigjet që palët kanë dhënë për nismën frnako-gjermane.

Derisa i ka thënë kryeministrit Kurti që nuk është e vërtetë se Vuçiq përmes tensionimit të veriut po synon të mjegullojë kundërshtimin që ia ka bërë planit franko-gjerman.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Jo nuk mendoj që është kështu. Mendoj se reagimi është në atë se çfarë po ndodhë në terren. Sa i përket propozimit franko-gjerman është shumë herët për ne që të peshojmë përgjigjet. Kjo situatë, kjo krizë duhet të trajtohet për atë që është. Janë tensione që po rriten për shkak të mungesës së komunikimit, mungesës së bashkërendimit dhe mungesës së vullnetit për të marrë pjesë dhe për t’u angazhuar plotësisht në dialog”, ka thënë Escobar.

Hovi i propozimit franko-gjerman është ndalur paksa ditëve të fundit si rezultat i tensionimit të situatës në Veri të Republikës së Kosovës pasi serbët kanë lëshuar institucionet e Kosovës si kundërshtim për suspendimin e Nenad Gjuriq nga pozita e drejtorit rajonal të Policisë meqë nuk ka pranuar të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat ilegale.

Nga Uashingtoni ka pasur thirrje të drejtpërdrejta në adresë të kryeministrit Albin Kurti për shtyrje të vendimit të për targat. Kërkesë të njëjtë ka edhe Bashkimi Evropian.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29

Në pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur të lënduar tre persona. Këtë e...

Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), punon vetëm gjatë ditës. Kështu ka bërë të ditur për...

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14

Një shtyllë ka rënë mbi një veturë këtë të enjte në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te Parku Industrial në Drenas. Sipas...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44

Në fshatin Studençan të Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29
Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18
Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv