Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vizituar sot Vranjën, ku deklaroi se nuk ka dorëzim dhe se “nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës as de fakto dhe as de jure”.
“E di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit. Nuk do të jem unë ai që do t’ua nënshkruaj pavarësinë e Kosovës! Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë as de facto as de jure“, tha Vuçiq, përcjell GazetaBlic.
Vuçiq ka theksuar se nuk do të ketë njohje të Kosovës, por duhet të ketë pajtim me shqiptarët.