Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, arrestohen tre persona
Tre persona janë arrestuar pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Ismet Ramadani” në Ferizaj, të enjten. Zëdhënësi i...
Në një video prej gati dy minuta të shpërndarë në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka përmbledhur disa pamje të protestave të mëhershme e deri tek ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në Veri të Kosovës.
Nëpërmjet kësaj videoje, VV po bën thirrje që t’i rezistohet siç thonë ata, milicisë fashiste të Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, që sipas tyre është e njëjta me atë të presidentit aktual serb Aleksandar Vuçiq.
Në videon e shpërndarë, përmendet Serbia për cenim të vazhdueshëm të integritetit territorial të Kosovës.
“Republika e Kosovës është përpjekja shekullore e e popullit të saj. Ajo është kërkesa për liri, demokraci e barazi me popujt e tjerë. Republika e Kosovës është rezultat i mijëra martirëve e të burgosurve politik. Ajo është rezultat edhe i aleatëve tanë. Republika e Kosovës është aspiratë e popullit për të shkuar e qëndruar kah vlerat e perëndimit. Ka vetëm një vend që nuk do të pajtohet me këtë fakt: Serbia”, thuhet në video.
“Shteti që ka shkaktuar në tri dekada katër lufta. Ky shtet autokratik vazhdon të cenojë integritetin e vendit. Përmes milicisë fashiste Serbia vazhdon të cenojë rendin kushtetues. Këto të gjitha po bëhen me orkestrim të organizuar nga Beogradi. Por, Kosova nuk do të lejojë që milicia fashiste të përcaktojë rendin kushtetues”, thuhet ndër të tjera.
Tre persona janë arrestuar pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Ismet Ramadani” në Ferizaj, të enjten. Zëdhënësi i...
Hasan Ajeti, i cili mban pozitat e ud.drejtorit të Departamentit për Burime Njerëzore në SHSKUK dhe ud.Shefit të Personelit në...
Hetimet për vrasjen e konservatorit amerikan Charlie Kirk kanë hyrë në ditën e dytë, ndërsa FBI ka publikuar imazhet e...
Në botën e tenisit është padyshim një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, por Novak Djokovic është një...
Komuna e Podujevës ka vazhduar me shpërndarjen e subvencioneve për fermerët lokalë, si pjesë e politikave për zhvillimin e bujqësisë...