Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar pjesën e dytë të videos “Çka ka, çka s’ka”, shkruan Reporteri.net.
Në këtë video që Lëvizja Vetëvendosje publikoi akuzon qeveritë e kaluara për hajni në ndërtimin e rrugëve.
Në video thuhet se shteti serb i bllokoi rrugët në veri, ndërsa qeveritë e mëparshme akuzohen për bllokimin e rrugëve, siç thuhet, në pjesët e tjera të vendit.
“Në veri e dimë se bllokimi i rrugëve ka ndodhur me barrikada fizike të një shteti armiqësor. Por, bllokimi i rrugëve në jug, lindje, perëndim, e gjithandej vendit tonë ka ndodhur me barrikadat e njerëzve tanë që dikur ishin në pushtet dhe provuan të pasurohen nga ndërtimi i tyre”, thuhet ndër të tjera në video.
Kujtojmë se videon e parë të publikuar për këtë vit, target i VV-së ishin opozitarët Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku si dhe Ramush Haradinaj e Sami Lushataku të cilët subjekti i Kurti i lidhte me vjedhje, zhvatje, hajni dhe pasurim nga politika në videon e publikuar.