https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Xhavit Haliti: Përplasjet që i pati me Kurtin i kushtuan Osmanit në karrierë

Xhavit Haliti: Përplasjet që i pati me Kurtin i kushtuan Osmanit në karrierë
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se fillimi i mandatit të Vjosa Osmanit si presidente ka qenë pozitiv, megjithatë sipas tij i kanë munguar sukseset në arenën ndërkombëtare.

“Tani po mendoj që mandati i saj në fillim ka qenë për Kosovën shumë pozitiv, sepse një femër, një grua, një nënë dhe një intelektuale është bërë presidente e Kosovës, pa pasur domethënë problemet me të kaluarën. Sidoqoftë, ajo është përpjekur me kry detyrën siç ka menduar vetë, por kur njeriu ka një detyrë shtetërore nuk mundet me ndërtua gjithçka siç dëshiron vetë, por duhet me iu nënshtrua disa proceseve të cilat janë të domosdoshme. Janë të domosdoshme për të arritur me kry detyrën e vet në përputhje me kushtetutën dhe ashtu siç është dhe për çfarë është zgjedhur, siç ka premtuar”, ka thënë Haliti.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai u shpreh se përplasjet me kryeministrin Albin Kurti kanë qenë të kushtueshme për Osmanin. Ndërsa, tha se gjatë kohës së saj nuk ka pasur ndonjë të arritur në arenën ndërkombëtare.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Tani, s’kisha me thënë që nuk ka bërë përpjekje, por është ndeshur, është ndeshur dhe ka qenë mendoj e pafuqishme për të ndërtuar politikën e vet. Dhe nuk ka bërë asnjë përpjekje për të ndërtuar politikë shtetërore, por angazhimi i saj ka qenë më shumë profesional sesa si politikë shtetërore. Kur e them këtë bazohem në mënyrën dhe qëndrimet që ka pasur kryeministri dhe qeveria dhe qëndrimet që ka pasur Vjosa Osmani në raport me marrëdhëniet dhe në qëndrimet që kemi pasur qoftë brenda vendit, qoftë jashtë vendit me perëndimin. Dhe mendoj që përplasjet e saj me kryeministrin veçanërisht në dy vjetët e fundit kanë qenë përplasje të cilat i kanë kushtuar edhe asaj vet në karrierën e saj ose në mospropozimin e saj për të qenë për t’ju vazhduar mandati si presidente. Kosova nuk ka pasur asnjë të arritur në arenën ndërkombëtare sepse e arritura që do shënohet në historinë e Kosovës nuk janë pjesëmarrja në konferenca dhe në vaksina, por të arriturat janë… shënohen dhe mbesin në histori kur ka të arritur”, u shpreh tutje ai.

ADVERTISEMENT

Haliti theksoi edhe të arriturën siç e quan ai “më të madhe” që sipas tij është më negativja për Kosovën.

“E arritura më e madhe që nuk do harrohet për të keq është marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, sanksionet ndaj Kosovës dhe pamundësia për të krijuar qeverinë për më shumë se një vit dhe tani, tani prapë po shkohet në atë variant. Unë nuk kam parë ndonjë të arritur, për shembull, strategjikisht Kosova duhet me bë përpjekje të mëdha, të mëdha që pavarësinë e Kosovës me e pranu edhe pesë shtete evropiane që nuk e kanë pranu. Mendoj që politika e jashtme duhet me qenë e koncentruar këtu dhe duhet me shpenzu kohë, mund, lidhje, jo vetë veç vetë me marrë përsipër diçka me bë sepse shkova në një konferencë dhe u fotografova në korridor ose duke ngrënë drekë siç është zakoni që hanë drekë të gjithë kur janë konferenca dhe me e shit si sukses nëpër portalet e Kosovës dhe në fakt, në fakt rezultati dihet çfarë është”, ka shtuar tutje Haliti në një intervistë për Ekonomia Online.

Poste të ngjashme

S’ka marrëveshje, takimi Kurti – Abdixhiku pa rezultat

Abdixhiku: Vjosa Osmani ka qenë një kandidate e shkëlqyeshme për presidente

11/04/2026, 13:09

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Vjosa Osmani ka qenë një kandidate e shkëlqyeshme për presidente. Këto komente,...

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

11/04/2026, 13:02

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka realizuar vizitë zyrtare në Tetovë, me fokus mbledhjen e materialeve...

Shëmbet dheu në Ballaban, bllokohet rruga që qon për në Batllavë

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

11/04/2026, 12:55

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë muajit mars, duke reflektuar një inflacion vjetor prej 6,7%...

Reuters: Bordi i Paqes përballet me krizë financiare, vetëm tre shtete kanë paguar shumën e premtuar

Reuters: Bordi i Paqes përballet me krizë financiare, vetëm tre shtete kanë paguar shumën e premtuar

11/04/2026, 12:50

Bordi i Paqes i udhëhequr nga Donald Trump ka marrë vetëm një pjesë të vogël të 17 miliardë dollarëve të...

S’ka marrëveshje, takimi Kurti – Abdixhiku pa rezultat

Abdixhiku: LDK nuk mbështet skenar ku tri pozitat kryesore i takojnë një partie

11/04/2026, 12:43

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin me kryeministrin Albin Kurti nuk është diskutuar për emra konkretë...

Lajmi i fundit

S’ka marrëveshje, takimi Kurti – Abdixhiku pa rezultat

Abdixhiku: Vjosa Osmani ka qenë një kandidate e shkëlqyeshme për presidente

11/04/2026, 13:09
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

11/04/2026, 13:02
Shëmbet dheu në Ballaban, bllokohet rruga që qon për në Batllavë

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

11/04/2026, 12:55
Reuters: Bordi i Paqes përballet me krizë financiare, vetëm tre shtete kanë paguar shumën e premtuar

Reuters: Bordi i Paqes përballet me krizë financiare, vetëm tre shtete kanë paguar shumën e premtuar

11/04/2026, 12:50
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv