Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia, ka th♪7në se viti 2023 do të jetë vit i projekteve në këtë Komunë.
Përmes një psotimi në rrjetin e tij social, Facebook ka rënditur disa nga projektet të cilat planifikohen të realizohen gjatë këtij viti.
“Viti 2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Komunën e Podujevës, të cilat do ta transformojnë qytetin dhe do t’i japin hov zhvillimit komunës sonë”, ka thënë ai.
“Po i renditi projektet kryesore që pritet të realizohen gjatë këtij viti.

– Ndërtimi i Urgjencës së Qytetit në vlerë prej 1.7 milionë euro

– Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në vlerë prej 1.2 milionë euro

– Ndërtimi i shkollave fillore në Obrançë, Lluga dhe Dumosh në vlerë rreth 2 milionë euro

– Ndërtimi i Qendrës Rezidenciale për qëndrim ditor për të moshuar, vlera mbi 1 milionë euro

– Ndërtimi i Parikingut Nëntokësor në sheshin “Ali Ajeti” në vlerë rreth 3 milionë euro

– Ndërtimi i Qendrës Multifunksionale në vlerë 1.1 milionë euro

– Ndërtimi i Shkollës së Mesme Ekonomike në vlerë prej 2 milionë euro

– Ndërtimi i infrastrukturës për Zonën Industriale

– Ndërtimi i rrugës “Xhemajl Mustafa” mbi 1.3 milionë euro
– Ndërtimi i 2 çerdheve të reja në Batllavë dhe qytet në vlerë mbi 1 milionë euro, si dhe adaptimi e funksionalizimi i 6 çerdheve tjera brenda objekteve shkollore

– Ndërtimi i 2 sallave sportive në shkollat “Enver Maloku” dhe “Naim Frashëri” vlera mbi gjysmë milioni euro.

– Tabela dixhitale dhe kabinete të TIK-ut për shkollat, vlera e investimeve mbi 500 mijë euro”.
Postimi i plotë:
Post Views: 311