https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Zeka thotë se s’është e mundur që ta hapen mijë vende pune: Janë marrë vendime të gabuara nga një grup i vogël njerëzish

Zeka thotë se s’është e mundur që ta hapen mijë vende pune: Janë marrë vendime të gabuara nga një grup i vogël njerëzish

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se rritja ekonomike do të jetë ashtu siç e ka paraparë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), duke theksuar se uron që të dalin parashikimet e Qeverisë.

Madje, ai tha se elementet që ndikojnë në rritjen ekonomike janë konsumi i nxitu nga remitencat e diasporës.

“Për sa i përket normës së rritjes ekonomike unë kam prirje që më shumë bazohem në parashikimet e institucioneve financiare ndërkombëtare meqenëse qasja e tyre duket të jetë pak më realiste dhe është më objektive kundrejt secilit institucion”.

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

“Rritja ekonomike do të jetë  ashtu siç e ka paraparë Banka Botërore dhe Fondi Monetar. Uroj të dalë si i saktë parashikimi i qeverisë ne përgjithësi. Elementet që ndikojnë në rritjen ekonomike janë konsumi i nxitu nga remitenca te diasporës”.

Sipas tij, është e pamundur që brenda 18 muajsh të krijohen mijëra vend të punës për të cilat po aludohet nga Qeveria.

ADVERTISEMENT

“Është pak e pabesueshme të thuhet që janë krijuar 15 mijë vende të punës. Ajo çfarë do të doja të shija nga ana e ministrisë së financave është pak më shumë detaje. Ku janë krijuar, a janë kontribut i sektorit privat”.

“Megjithatë besoj që edhe po të kishe pasur përpjekje të luftimit të ekonomisë joformale në sektorin e punësimit prapë do të ishte e pamundur brenda 18 muajsh të krijohen këto mijëra vend të punës për të cilat po aludohet”.

Ai shpreson që të mos ketë krizë ekstreme, duke shtuar se është dashur që të merren politika të duhura nga ana e institucioneve të vendit.

Zeka theksoi se në këtë vend janë marrë vendime të gabuara kurdo që vendimmarrja është lënë në diskrecionin e një grupi më të vogël të njerëzve, raporton EO.

“Lutemi që të mos kemi krizë ekstreme. Megjithatë që kjo mos të ndodh është dashur që të merren politika të duhura nga ana e institucioneve të vendit. Oda Amerikane në mënyrë të përhershme ka kërkuar nga institucionet e vendit që të kenë një proces gjithëpërfshirës të diskutimit dhe vendimet që i marrin të reflektojnë masa konvencionale”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Masat që janë ndërmarrë nga shtete të tjera e të cilat kanë për synim kufizimin e inflacionit brenda parametrave që ndikojnë që kostoja e jetesës të mos jetë aq e lartë dhe të mos jetë e papërballueshme nga ana e qytetarëve”.

“Disa prej masave që i kemi siç është mbështetja për kategori sociale janë masa që janë rekomanduar nga Banka Botërore dhe i ka rekomanduar Qeverisë të fokusohet te segmenti e shoqërisë që kanë të hyra më të ulëta të cilat kanë reflektuar në vendimet e Qeverisë. Lutem që tregtarët të vazhdojnë të furnizojnë tregun me mallra edhe çështja është te përcaktimi i çmimeve tavan nga ana e Komisionit. Në këtë vend janë marrë vendime të gabuara kurdo që vendimmarrja është lënë në diskrecionin e një grupi më të vogël të njerëzve”, tha Zeka.

Post Views: 177

Poste të ngjashme

Subjekteve politike u kërkohet t’i kenë 50% gra në lista zgjedhore -DnV ua rekomandon modelin “zebër”

A do të vijojë ngërçi politik në Kosovë? Sot tentativa e 34 për konstituimin e Kuvendit

19/06/2025, 7:18

Sot pritet të mbahet seanca e radhës në Parlamentin e Kosovës, që do të jetë edhe tentativa e 34 për...

Nesër vendoset gurthemeli për pishinën gjysmëolimpike

Nesër vendoset gurthemeli për pishinën gjysmëolimpike

18/06/2025, 14:31

Në kuadër të aktiviteteve që janë organizuar për 19 Qershor- Ditën e Çlirimit të Podujevës, të enjtën (19.06.2025) do të...

Qytetarët e Podujevës po përballen me reduktime të ujit

Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit

18/06/2025, 13:59

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për punime teknike në qytetin e Podujevës. Punimet do të zhvillohen në gypin...

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Podujevë: Pensionohet Agim Veliu

18/06/2025, 12:25

  Sot është pensionuar zyrtari i Qendrës për Punë Sociale, Agim Veliu. Me ceremoni solemne ai u përshëndet nga zyrtarët...

Gruaja goditet nga vetura në Prishtinë

Gruaja goditet nga vetura në Prishtinë

18/06/2025, 12:00

Një grua është goditur para pak çastesh nga një veturë në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”. Sipas...

Lajmi i fundit

Subjekteve politike u kërkohet t’i kenë 50% gra në lista zgjedhore -DnV ua rekomandon modelin “zebër”

A do të vijojë ngërçi politik në Kosovë? Sot tentativa e 34 për konstituimin e Kuvendit

19/06/2025, 7:18
Nesër vendoset gurthemeli për pishinën gjysmëolimpike

Nesër vendoset gurthemeli për pishinën gjysmëolimpike

18/06/2025, 14:31
Qytetarët e Podujevës po përballen me reduktime të ujit

Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit

18/06/2025, 13:59
Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Podujevë: Pensionohet Agim Veliu

18/06/2025, 12:25
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv