Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se “nuk ka asnjë shans” që Ukraina të heqë dorë nga territori i saj.
Duke folur me gazetarët në aeroportin Stansted, ai thotë se Ukraina nuk do të njohë asnjë territor të pushtuar si të Rusisë, shkruan BBC.
Ne e kujtojmë këtë rrugë në të cilën kemi qenë më parë. Ne duhet të vazhdojmë nga kuptimi i ligjit ndërkombëtar”, tha presidenti ukrainas.
Ne nuk duam asgjë që nuk na takon, por kur zë diçka ose kur shkel ligjin, gjithçka do të kthehet tek ju”, shtoi ai.