Lidhja Demokratike e Kosovës dyshon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mund të bëjë tjetër aneks marrëveshje në takimet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Deputeti i kësaj partie Armend Zemaj, ka thënë se dyshojnë që mund të ketë një marrëveshjet tjetër nga ajo që po kërkohet një implementim ndryshe i marrëveshjeve.
Ai ka thënë se edhe largimi i masave mund të varet nga takimi i 26 qershorit mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.
Zemaj i ka bërë thirrje Qeverisë të mos bëjë gabime tjera në këtë proces.







