Ka nisur takimi mes ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Takimi po zhvillohet në presidencë, njofton Klankosova.tv.
Ky takim mes Haxhiut dhe Radoniqit vjen një ditë pasi Kosova dështoi ta zgjedhë presidentin e ri, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, e që ishte data e djeshme, 28 prilli.
Pas këtij zhvillimi, parlamenti me automatizëm është shpërndarë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.






