Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook, tha se 7 qershori është një moment i rëndësishëm për demokracinë tonë.
Ajo u shpreh se zgjedhjet duhet të jenë garë idesh dhe siç tha, jo betejë propaganda, përcjell Klankosova.tv.
“Pas një periudhe të tensioni politik, qytetarët e Kosovës marrin sërish në dorë vendimin më të madh, drejtimin e vendit. Zgjedhjet duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande.Duhet të jenë rikthim i besimit, jo thellim i ndasive”.
“Duhet të jenë përgjegjësi, jo improvizim. Kosova ka nevojë për stabilitet institucional, e për politika që i shërbejnë qytetarit e JO pushtetit. Në këtë rrugë, Partia Demikratike e Kosovës, mbetet e përkushtuar për një vizion të qartë, për zhvillim dhe për rikthimin e dinjitetit të shtetit. Le të jetë kjo një garë e ndershme, me standarde të larta dhe me respekt për vullnetin qytetar”, ka shkruar ajo.







