Një grua është raportuar e zhdukur të dielën në komunën e Vitisë.
Bazuar në njoftimin e Policisë së Kosovës, ajo kishte dalë nga shtëpia e saj dje dhe më nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, transmeton Klankosova.tv.
“Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë.







