https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, flet Isufaj: Janë duke u ndërmarrë hetime intensive

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, flet Isufaj: Janë duke u ndërmarrë hetime intensive
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë të jashtëzakonshme shokoi opinionin kur njoftoi për skandalin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivisiti të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj tha se për rastin në fjalë janë duke u ndërmarrë hetime intensive.

“Për çështje në hetim nuk mund të japim detaje. Mund të themi që janë duke u ndërmarrë hetime intensive lidhur me këtë rast”, tha Isufaj të hënën për Gazetën Express.

Ministria e Drejtësisë ka pezulluar nga puna katër zyrtarë të IML-së, bëhet fjalë për: Nardi Sheqergjiu, toksikolog mjekoligjor, Flutura Goga, udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë, Anila Lakna, teknike e Laboratorit të Toksikologjisë dhe Ilirjana Shala, kimiste në këtë Institut.

Naim Uka ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësdrejtorit në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pas zhdukjes së disa mostrave në rastin e Astrit Dehari nga laboratorët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Uka ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje morale dhe të parevokueshme nga pozita e zv.drejtorit të IML-së.

Zhdukjen e mostrave të Deharit, ministrja Haxhiu e ka komentuar si “akt të rëndë dhe kriminal”.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas saj mostrat janë vënë re se nuk ndodhen në Laborator kur po barteshin nga frigoriferët e vjetër në ata të rinj.

Haxhiu kishte deklaruar se në hapësirën e IML-së ku ndodhen mostrat kanë qasje vetëm 3 persona.

“Në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe 1 epruvetë e lukthit. Nga kjo dy epruveta ia kanë dhënë Institutit Zviceran dhe një policisë për ADN. Aktualisht sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, 1 e urinës dhe 1 e lukthit. Në vendin ku rrinë epruvetat kanë qasje vetëm 3 persona, pra vetëm 3 persona i kanë çelësat ku ruhen mostrat”, kishte deklaruar Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zotuar se autorët që kanë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i IML-së, do të gjinden dhe rasti do të zbardhet.

“Situata e krijuar është tepër e rëndë dhe vendos fije dyshimi në gjithë Institutin e Mjekësisë Ligjore, por edhe në veprimtarinë e tij. Protokolli i vendit ku ruhen mostrat është shumë strikt dhe nëse ai ndiqet kuptohet qartë se kush janë përgjegjësit për këtë krim. Autorët do të gjinden dhe rasti do të zbardhet me çdo kusht, për këtë nuk ka dyshim e as kompromis”, ishte shprehur Haxhiu në konferencë.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, që po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, kishte vdekur në rrethana ende të pasqaruara në nëntor të vitit 2016.

I ndjeri se bashku me pesë aktivistë të tjerë të LVV-së, po hetohej nën dyshimin se kishin planifikuar dhe  organizuar sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës me datën 4 gusht 2016.

Poste të ngjashme

Pritet dorëheqja e Xhafer Gashit nga LDK

Pritet dorëheqja e Xhafer Gashit nga LDK

05/10/2026, 17:56

Ish-kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka dhënë dorëheqje nga LDK. Burime të IndeksOnline bëjne me dije se Gashi do ta...

Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme nesër në ora 9:00 – ky është rendi i ditës

Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme nesër në ora 9:00 – ky është rendi i ditës

04/10/2026, 14:59

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë të jashtëzakonshme nga ora 09:00. Pikë e rendit të ditës pritet të...

OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

03/10/2026, 20:22

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përmes një postimi, ka ftuar qytetarët në protestë ditën e hënë me 5...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: 19-vjeçari gjendet pa shenja jete

03/10/2026, 20:17

Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Nikaj të Kaçanikut, gjatë ditës së sotme. Rastin e ka konfirmuar...

Qeveria miraton rialokimin e mjeteve për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit

Qeveria dërgon në Kuvend përgjigjen për ndryshimin e Ligjit për Specialen

02/10/2026, 21:40

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për t’iu përgjigjur kërkesës së Kuvendit lidhur me nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin...

Lajmi i fundit

Pritet dorëheqja e Xhafer Gashit nga LDK

Pritet dorëheqja e Xhafer Gashit nga LDK

05/10/2026, 17:56
Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme nesër në ora 9:00 – ky është rendi i ditës

Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme nesër në ora 9:00 – ky është rendi i ditës

04/10/2026, 14:59
OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

03/10/2026, 20:22
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: 19-vjeçari gjendet pa shenja jete

03/10/2026, 20:17
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv